Prej javësh në media është raportuar se Bora Zemani dhe Donald Veshaj i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Fillimisht kjo gjë u vu re në rrjetet e tyre sociale, ku Bora dhe Donaldi nuk e ndjeknin më njëri-tjetrin në Instagram dhe fshinë fotografitë që kishin bashkë. Më pas, u raportua se ata i kanë dhënë fund bashkëjetesës dhe Donaldi është larguar nga shtëpia ku jetonin. Shkak për këtë është bërë xhelozia.
Dyshja nuk ka folur asnjëherë për ndarjen, teksa më herët këtë iavë i ftuar në “Pardon My French” pranoi që është single. Mirëpo, ai ka habitur jo pak me një deklaratë të bërë së fundmi. Në një intervistë për “Soiree”, ai dhe Romeo u kanë kthyer përgjigje disa prej komenteve që ndjekësit kanë bërë për këngën e tyre “Margarita”. Një ndër komentet ishte: “Bravo cuna. Kur po bën këngë Luli Përputhen, jo më ju”. Dhe Donald në fillim u përgjigj duke pyetur se kush është Luli i Për’puthen, mirëpo më vonë shtoi se e sheh Për’puthen, moderuar nga Bora Zemani. Deklarata e tij ka habitur jo pak ndjekësit por si duket ndarja mes tyre mund të jetë miqësore dhe jo aq sa mos ta shohin më njëri-tjetrin.
None found
Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus, deklaroi se me hetimet për Ballukun, SPAK e…
Gazetari Artan Hoxha debatoi në emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus me sekretarin e Përgjithshëm të PS-së, Blendi Klosi për…
Ministri norvegjez i Jashtëm tha se Rusia nuk mund të ketë të drejtë vetoje mbi aktivitetet ushtarake të NATO-s, as…
Një anije transportuese gazi është përmbysur në Detin e Zi, pranë brigjeve të Bullgarisë, pasi dyshohet se është goditur nga…
Apple ka pësuar një ndërprerje të madhe të shërbimeve të saj sot, duke lënë mijëra përdorues pa qasje në iCloud,…
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, gjatë vizitës zyrtare në Bruksel ka zhvilluar një takim në Senatin e Belgjikës…