showbiz

I dha fund lidhjes me Anwar Hadid, kush është bukuroshi që po shoqëron Dua Lipën (FOTO LAJM)

Në nëntor të vitit 2021, Dua Lipa dhe Anwar Hadid i dhanë fund lidhjes së tyre të dashurisë. Që nga ajo ditë, duket se këngëtarja e famshme shqiptare ka qenë single dhe i është përkushtuar totalisht karrierës së saj.

Prej disa kohësh, Dua ka nisur turin botëror “Future Nostalgia” dhe është duke mbajtur koncerte në vende të ndryshme të botës.

E kësaj radhe nuk po e shoqëron asnjë partner, por i vëllai Gjini. Dua ka ndarë fillimisht një video me të voglin e familjes duke shkruar: “Shoku im i turit”.

Më pas ajo ka bërë sërish një postim me një grup fotosh me Gjinin. “Përsëri në turne ~ me ndihmësin tim të besueshëm ~ Montreal shihemi sonte!!!!”- shkruan këngëtarja e famshme krahas fotove që si gjithmonë marrin miliona pëlqime.

Ndërkohë kujtojmë se pas pak ditësh, Dua do të vijë në Prishtinë pasi do të mbajet “Sunny Hill”. Përveçse organizatore, Lipa gjithashtu do të performojë në 5 gusht. Këtë vit gjasat janë të vijë vetëm me familjen teksa vitet e mëparshme ka ardhur çift.

Në 2018 këngëtarja e famshme shoqërohej nga i dashuri i atëhershëm, kuzhinier, Isaac Carew, me të cilin nisi romancën në 2013 dhe e përfundoi në 2019.

Dhe në 2019 ishte me Anwar Hadid me të cilin sapo kishte nisur lidhjen. Po ashtu, vitin e kaluar Anwar ishte edhe në Shqipëri, ku Dua qëndroi disa javë për pushimet verore, mes Tiranës, Krujës dhe jugut të Shqipërisë.

të fundit

Vetë akuzohet për aferat miliona euro/ Si i kërcënonte Belinda Balluku punonjësit e Ujësjellësit: Do ju çoj në SPAK, po abuzoni në kurriz të qytetarëve (VIDEO)

Belinda Balluku, numri dy i qeverisë shqiptare, e akuzuar për vjedhjen e 50 milionë eurove, aferën e Tunelit të Llogarasë…

12 minutes ago

Vrasja e Pavlin Prekës në Shkodër, arrestohen dy persona (EMRAT)

Policia e Shkodrës, ka zbardhur vrasjen e Pavlin Prekës, e ndodhur më 27 shkurt 2025 në fshatin Guci e Re,…

32 minutes ago

Jam mbi re, Armando Broja në “qiellin e shtatë” pas golit të parë me Burnley, e duartroket edhe trajneri Parker: Ishte i shkëlqyer (VIDEO)

Armando Broja, kishte 810 ditë kishte pa provuar shijen e një goli në Angli, një “përjetësi”, një “letargji” shumë e…

52 minutes ago

SPAK kërkoi arrestimin e Ballukut/ Rama: Nuk do ta shqyrtojmë kërkesën pa vendosur Kushtetuesja për pezullimin

Ditën e sotme, kryeministri i vendit Edi Rama, në podkastin e tij “Flasim”, thekson se “nuk do ta shqyrtojnë kërkesën…

1 hour ago

Rama flet për tensionet në Kuvend: Endri Shabani, i vetmi me një sy mes ca qorrave

Ditën e sotme, kryeministri i vendit Edi Rama, komentoi në podkastin e tij “Flasim” zhvillimet e fundit në Kuvend, ku…

1 hour ago

Festat e fundvitit/ Kthimi i emigrantëve, fluks i lartë në Kakavijë

Kthimi i emigrantëve shqiptarë për festat e fundvitit, ka sjellë fluks të lartë pasagjerësh si në Portin e Vlorës, ashtu…

1 hour ago