Moderatorja e njohur e sportit dhe ish-missi shqiptar, Hygerta Sako, nuk ka munguar në tribunat e stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ku po zhvillohet ndeshja historike ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.
Ajo ka ndjekur nga afër përballjen e rëndësishme, duke publikuar edhe një fotografi në rrjetet sociale, ku shihet e veshur me fanellën e kaltër të Kombëtares së Kosovës dhe një fund të shkurtër, duke treguar mbështetjen e saj të zjarrtë për Dardanët.
“Le të ëndërrojmë së bashku, le të fluturojmë së bashku. Forca Kosova, forca shqipe. Fitoni për të gjithë shqiptarët”, shkroi Hygerta në mbishkrimin e fotografisë, duke u shfaqur e entuziazmuar dhe duke brohoritur për ekipin kombëtar.
Lidhja e saj me Kosovën po bëhet gjithnjë e më e fortë, sidomos pas pjesëmarrjes në spektaklin shumë të ndjekur Big Brother VIP Kosova 4, ku arriti deri në finale dhe përfundoi në vendin e pestë, duke fituar simpatinë e publikut kosovar.
Ky moment tregon pasionin e Sakos për sportin dhe identitetin kombëtar, ndërsa Kosova kërkon një fitore historike që mund ta çojë për herë të parë në Kampionatin Botëror 2026.
Avokati Kadri Osaj ka thënë se iniciativa e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për…
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka bërë të ditur të hënën se grupi parlamentar i kësaj…
Një furgon pasagjerësh ka humbur kontrollin pranë Mbikalimit të Kasharit në Tiranë. Automjeti është përplasur me betonët anësor të rrugës.…
Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të hëne në autostradën Tiranë-Durrës. Raportohet se në aksident është përfshirë një furgon…
Një ngjarje tragjike ka tronditur Partinicon, pranë Palermos në Itali, ku një grua 37-vjeçare dhe djali i saj 21-vjeçar u…
Pas më shumë se tre orësh përpjekje, zjarrfikësit kanë arritur të vënë nën kontroll dhe më pas të shuajnë flakët…