showbiz

“Humba fëmijën pas martesës”, Orinda tregon mes lotësh momentin e dhimbshëm

Orinda Huta ka dhënë së fundmi një intervistë për Mira Kazhanin për Tirana Post. Ajo ka treguar për herë të parë se ka përjetuar një abort vetëm pak pas martesës me Turin.

Orinda nuk i ka mbajtur dot lotët teksa ka treguar momentin e vështirë. Ajo ka zbuluar se e ka humbur foshnjën në muajin e tretë dhe për të ka qenë momenti më i vështirë.

Të lidhura

None found

Moderatorja është ndalur te momenti kur doktoresha i ka thënë se nuk po i dëgjonte më rrahjet e zemrës së bebit.

“Ndodhi martesa edhe thamë ok, tani jemi gati për të ndërtuar familje. Nuk kishim tentuar asnjëherë, kështu që ishte momenti. Ndodhi. Ndodhi që unë mbeta shtatzënë shumë shpejt, menjëherë pas martese… (qan). Kam menduar që nuk do kisha momente të tilla për këtë… Ia kam thënë edhe shoqeve që e kanë humbur bebin e parë, që ajo gjurma nuk ikën kurrë. Asnjëherë! Pritja e ëmbël, ato tre muaj, se në krye të 3 muajve unë e humba… Isha shumë e lumtur sigurisht. Ka qenë periudhë Pashkësh në fakt kur unë e kam marrë vesh që isha shtatzënë, edhe atë e prita si bekim të madh nga Zoti. Mbaj mend që kam pas kënduar edhe këngën “Somewhere over the rainbow”. Gjatë gjithë kohës isha me këtë refren. Qëndroi 3 muaj me mua dhe pastaj nuk ishte më. Zemra e tij pushoi. Kështu që aty pësova një thyerje të madhe dhe në momentin e parë kur doktoresha ime më tha: “Orinda, unë nuk po i dëgjoj zemrën”, – i thashë: “Urdhëro”, – më tha: “Nuk po i dëgjoj zemrën”. Ndërkohë që unë vizitat i kisha shumë të shpeshta, sepse ishte e para dhe kisha shumë merak. Dy ditë më parë kisha qenë tek ajo, sepse kisha një merak, dhe ishte çdo gjë ok. Dhe pas dy ditësh, i thashë: “Nuk kam më të përziera sot. Nuk e di si ndihem”. Më tha: “Hajde direkt, mos e vrit mendjen”. Shkoj edhe thotë: “S`po i dëgjoj rrahjet e zemrës”. Ndërkohë tha është i formuar fiks sikur të ishte dje. Që dje ka qenë, sot nuk është. Pra ishte fiks me moshën. “Si nuk e ndjen?”, i thashë. “Nuk e ndjej. Nuk është më Orinda”, më tha. Ok, i thashë çfarë duhet të bëjmë? Në atë moment isha shumë e ftohtë. “Duhet të procedojmë”, tha. Ok, kur? Nesër i thashë. “Ok, nesër. Kur të duash ti”, tha. Mbaj mend që i kam çuar mesazh Turjanit, që e humbëm. Sigurisht që ishte alarmuese, por e mbajti veten. Kur jam kthyer në shtëpi jam mbyllur në vetvete. U mbylla në dhomë. Nuk qava. Akoma nuk po e kuptoja ndoshta. Nuk u futa në atë… Të nesërmen kur kam shkuar për të bërë ndërhyrjen, kam qenë atëherë me Merita Alushanin që më ka ndihmuar, edhe i kisha të gjitha koleget e saj aty që më thoshin: “Mos u shqetëso. është vetëm hera e parë. E di sa herë ndodh një gjë e tillë? Shumicës së grave u ndodh që të kenë humbje. Jo vetëm një, dy. E rëndësishme është që ti do kesh një bebe. Prova u dha. Ti mbete shtatzënë”. Në atë moment unë isha vetëm në lot. Unë shpërtheva përpara operacionit, ndërkohë që nuk duhej të shpërtheja në lot përpara operacionit. Ato vazhdonin të më thoshin do kalojë. “Do vijë mrekullia e parë. Do ta shikosh”. E mora veten. Mbaroi gjithçka”, ka treguar Orinda.

të fundit

Haxhiu tregon detajet nga bisedimet mes Kurtit dhe Abdixhikut

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës do të mbahet më 6 gusht. Kështu ka bërë të ditur ushtruesja e detyrës…

3 minutes ago

Refit Buzi kërcënon se do të vetëvritet, policia zgjeron perimetrin e sigurisë – vijojnë përpjekjet për dorëzim

Drejtori i Policisë Fier, Erion Ahmeti, ka dhënë detaje të reja për situatën me autorin e dyshuar të ngjarjes së…

3 minutes ago

Ambasadori gjerman kërkon formimin e shpejtë të institucioneve në Kosovë – ekspertët paralajmërojnë pasoja të rënda nga vonesa

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Reiner Rudolph, ka bërë thirrje për formimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja…

4 minutes ago

Rama admits administration protested against him: By day they were at state jobs, by night they joined others on the boulevard!

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, pranoi se punonjës…

5 minutes ago

Trump Administration Imposes New 12.5% Tariffs on Imports from Dozens of Countries

Presidenti Donald Trump ka vendosur tarifa të reja për mallrat që importohen në SHBA nga rreth 60 vende. Administrata amerikane i justifikon masat me luftën kundër punës së detyruar, ndërsa Bashkimi Evropian dhe…

6 minutes ago

The Flamingo Revolution Gives Wings to the Young: Albanians’ Revolt Against Rama, Prestigious French Le Monde Reports Gen Z Angry at Corrupt Government

Le Monde Që nga fundi i muajit maj, protestat antiqeveritare, të lindura nga kundërshtimi ndaj projekteve ndërtimore të familjes Trump…

6 minutes ago