Një hetim për përdorimin e lëndëve narkotike dhe krijimin e kushteve për konsumimin e tyre ka përfshirë figura të njohura të kinemasë, muzikës dhe sportit në Turqi.
None found
Sipas raportimeve të mediave turke, Prokuroria e Bakırkoy-t në Stamboll ka nxjerrë urdhra ndalimi ndaj 18 personave. Mes emrave më të njohur në listë janë aktorët Aras Bulut Iynemli dhe Melis Sezen, reperi Sefo dhe ish-futbollisti Hasan Şaş.
Nën udhëzimet e prokurorisë, ekipet e Komandës së Xhandarmërisë së Provincës së Stambollit zhvilluan operacionin më 18 shtator.
Autoritetet bëjnë të ditur se pjesë e hetimit janë gjithashtu aktoret Nilperi Şahinkaya, Melis Işiten, Yeliz Yesilçimen dhe Hazal Filiz Kuçukkose, krahas personazheve të tjerë nga muzika, biznesi dhe rrjetet sociale.
Prokuroria e Bakırkoy-t ka sqaruar se procedimi është hapur mbi prova që, sipas autoriteteve, ngrenë dyshime të arsyeshme se disa nga personat e përfshirë mund të kenë konsumuar substanca narkotike ose stimuluese, të kenë ndihmuar në përdorimin e tyre apo të kenë vënë në dispozicion ambiente për konsum.
Për personat e dyshuar janë urdhëruar kontrolle, analiza biologjike dhe marrje në pyetje. Pasi të përfundojnë këto procedura, ata do të paraqiten përpara prokurorëve.
Çështja vazhdon të hetohet nën drejtimin e Prokurorisë së Përgjithshme të Bakırkoy-t. Në këtë fazë bëhet fjalë vetëm për dyshime që po verifikohen dhe jo për fajësi të provuar.
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Pakistanin, ku prezantuesja e njohur televizive Rabia Ahsan, 41 vjeçe, nënë e dy fëmijëve,…
Rreth 800 mijë vende pune pritet të zhduken në Gjermani gjatë 15 viteve të ardhshme si pasojë e përhapjes së…
Kryeministri Albin Kurti tha se udhëheqja e re e Serbisë duhet ta njohë realitetin e shekullit XXI se Kosova është…
Sistemi “Safe City” do të zgjerohet deri në muajin shkurt në të gjithë territorin e vendit, fillimisht në Strumicë, më…
Fisnik Asllani i është bashkuar Kombëtares së Kosovës në një moment shumë të mirë të formës - me shpresën që…
Situata politike në Shqipëri është diskutuar sot në mbledhjen e Komisionit për Punët e Jashtme të Parlamentit Evropian, ku kreu…