Princi Harry dhe Meghan Markle pritet të shfaqen së bashku në një aktivitet publik në Mbretërinë e Bashkuar, për herë të parë që prej rikthimit të tyre në fund të gushtit, raportojnë mediat britanike.
None found
Çifti, i njohur si Duka dhe Dukesha e Sussex-it, do të udhëtojë të enjten drejt Nottinghamit, në Anglinë qendrore. Ky është qyteti ku ata u shfaqën për herë të parë publikisht së bashku pas shpalljes së fejesës në vitin 2017.
Gjatë qëndrimit në Nottingham, Harry dhe Meghan pritet të vizitojnë tri organizata lokale që punojnë me të rinjtë përmes muzikës, filmit dhe sportit, si edhe iniciativa që synojnë të luftojnë varfërinë.
Megjithatë, çifti nuk pritet të jetë pjesë e festimeve tradicionale të Krishtlindjeve të familjes mbretërore në Sandringham, rezidenca e mbretit Charles III në lindje të Anglisë.
Sipas një burimi pranë tyre, të cituar nga “The Sunday Times”, Harry dhe Meghan do t’i kalojnë festat e fundvitit në Kaliforni.
Që nga kthimi në Britani, së bashku me fëmijët e tyre Archie dhe Lilibet, pas gjashtë vitesh jetesë në Shtetet e Bashkuara, çifti ka zgjedhur të mbajë një prani të kufizuar në publik.
Ndërsa Princi Harry ka vijuar angazhimet e tij në fushën e bamirësisë dhe mbështetjen për organizata e kauza të ndryshme, Meghan ka vazhduar punën për markën e saj të stilit të jetesës.
Rikthimi i tyre në aktivitetet e përbashkëta në Britani ndodh në një periudhë kur raportet me familjen mbretërore vazhdojnë të jenë objekt i vëmendjes së mediave.
Mediat britanike kanë publikuar fotografinë e njërit prej dy shqiptarëve të akuzuar për vjedhjen në rezidencën mbretërore të Princit William…
Fluksi i udhëtarëve në prag të Ditës së Falënderimeve ka shkaktuar trafik të rënduar në Los Angeles, ku mijëra automjete…
Mediat britanike kanë publikuar fotografinë e njërit prej dy shqiptarëve të akuzuar për vjedhjen në rezidencën mbretërore të Princit William…
Fluksi i udhëtarëve në prag të Ditës së Falënderimeve ka shkaktuar trafik të rënduar në Los Angeles, ku mijëra automjete…
Krijimi i kushteve të barabarta të konkurrencës, forcimi i lidhjeve mes kompanive amerikane dhe shqiptare, si dhe investimi te brezi…
Deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri, ka zbuluar emrin që PD ka përzgjedhur si kandidat të mundshëm për Bashkinë e…