Prej mbrëmjes së djeshme, Klajdi, G-Bani, Gjesti dhe Rozana ndodhen në një dhomë të ndarë prej banorëve të tjerë të shtëpisë së “Big Brother VIP 4”.
Ata u dënuan nga Vëllai i Madh për shkak të prishjes së rregullave. Ditën e sotme Klajdi ka vendosur që të hapet me Rozanën, edhe pse me të ka patur debate mjaft të forta me të.
Këngëtari i ka zbuluar një sekret banores, duke i thënë se ka qenë i dashuruar me këngëtaren e dashur për publikun, Elvana Gjata.
“Kam qenë i dashuruar me Elvana Gjatën, kam ndjerë për të kur kemi qenë tek Ethet, pasi qëndronim gjatë gjithë kohës në prova bashkë dhe këndonim bashkë”, ka thënë Klajdi.
Kujtojmë se Klajdi, Rozana, G-Bani dhe Gjesti janë në nominim dhe njëri prej tyre do të lërë përfundimisht shtëpinë e “Big Brother VIP 4” gjatë spektaklit të së shtunës.
Ditën e sotme në vendin tonë, Shqipëria vijon të jetë nën mbizotërimin e temperaturave relativisht të larta. Depërtimi i masave ajrore…
Barometri Euronews Albania ka realizuar matjet përfundimtare për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025. Konkretisht është realizuar matja e pestë…
Kryeministri Edi Rama, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV u pyet nga gazetari Ylli Rakipi nëse do…
Në ndeshjen e fundit të javës së 35-të të Serisë A, Milani mposhti me përmbysje Genoan me rezultatin 2-1 dhe…
Dashi Dashuria: Jeta private mban surpriza. Sot disa kriza dashurie mund të zgjidhen si në favor ashtu edhe kundër, dhe…
Një deklaratë e drejtuesit politik të Tiranës për Partinë Demokratike, Belind Këlliçi, duket se është rrëzuar nga dy demokratët, Gazmend…