Një gjykatë në Mbretërinë e Bashkuar ka vendosur që policia britanike mund të konfiskojë mbi 2 milionë funte (2.54 milionë dollarë apo 2.42 milionë euro) nga influencuesi kontrovers Andrew Tate dhe vëllai i tij, Tristan.
Policia e Devon dhe Cornwall i ka klasifikuar vëllezërit, të cilët aktualisht përballen me akuza për trafikim njerëzor dhe marrëdhënie me të mitura në Rumani, si “shmangës të përsëritur të taksave”. Andrew Tate gjithashtu përballet me akuza për përdhunim, shkruan DW.
None found
Fondet që pritet të konfiskohen vijnë nga disa llogari të ngrira në emrat e tyre, si dhe një llogari e një personi të tretë të paidentifikuar, një grua e njohur në dokumentet e gjykatës si “J.”
Deklarata e Tate: “Kjo nuk është drejtësi”
Sipas hetimeve, vëllezërit Tate nuk kishin paguar taksa për rreth 21 milionë funte (25.4 milionë euro) fitime nga bizneset e tyre online, si “War Room,” “Hustlers’ University,” “Cobra Tate” dhe “OnlyFans,” gjatë periudhës 2014-2022.
Një transaksion i dyshimtë prej 12 milionë dollarësh (14.5 milionë euro) nga vëllezërit drejt një llogarie të zotëruar nga “J.” ishte në qendër të çështjes.
Gjykata shikoi një video ku Andrew Tate shprehej: “Kur jetoja në Angli, refuzoja të paguaja taksa”.
Avokati i mbrojtjes, Martin Evans, argumentoi se transferimi i shuma të mëdha nga njerëz që menaxhojnë biznese online është “krejtësisht i zakonshëm”.
Në një deklaratë të mërkurën, Andrew Tate tha: “Kjo nuk është drejtësi; është një sulm i koordinuar ndaj kujtdo që guxon të sfidojë sistemin”.
Ndalimi nga rrjetet sociale dhe llogaritë e ngrira
Rasti në Mbretërinë e Bashkuar ishte një proces civil, që kërkon një standard më të ulët prove sesa procedurat penale me të cilat përballen aktualisht vëllezërit në Mbretërinë e Bashkuar dhe Rumani.
Shtetasit e dyfishtë britaniko-amerikanë, Andrew (38) dhe Tristan (36), arritën miliona ndjekës në mediat sociale përmes përmbajtjes së tyre agresive të njohur si “manosphere”.
Pas arrestimeve të tyre, ata u ndaluan nga platforma si TikTok, YouTube dhe Facebook, ndërsa shumica e pasurive dhe llogarive të tyre bankare janë ngrirë.
Real Madridi po shqyrton gjendjen fizike të Vinicius Juniorit, pasi braziliani po has vështirësi për të rikthyer formën e tij…
Një ngjarje tragjike ka tronditur botën e futbollit brazilian. Ish-mesfushori i Fortaleza, Bismark Vinicius, ka humbur jetën në moshën 36-vjeçare,…
Deputeti i Partisë Demokratike Tomor Alizoti, i ftuar në emisionin Zonë e Lirë komentoi përgjimet e reja të Ergys Agasit,…
Prezantuesi i njohur italian Paolo Bonolis duket se po shijon një histori të re dashurie pas ndarjes nga Sonia Bruganelli.…
Avokati i familjes Dehari pretendon se gazetari kishte siguruar dhe publikuar incizimet nga kamerat e sigurisë së burgut të Prizrenit…
Shefi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Gëzim Sveçla, ka bërë të ditur se kjo parti…