Klubi i Vllaznisë ka mbështetur publikisht vendimin e trajnerit Edi Martini, pasi ky i fundit kishte braktisur prononcimin për RTSH në shenjë proteste ndaj moderatores Hygerta Sako.
Gjithçka nisi pas batutave mes të dyve në fundjavë, pas të cilave Sako etiketoi si “i paedukatë” trajnerin shkodran. Pas reagimit të Martinit sot, Vllaznia ka dalë me deklaratë publike, duke bërë të ditur se do të ndjekë rrugët ligjore për këtë çështje.
None found
REAGIMI I VLLAZNISË
Klubi i Futbollit Vllaznia dënon me forcë deklaratat e papranueshme dhe gjuhën fyese të përdorur nga moderatorja e RTSH, Hygerta Sako, në emisionin “Supergol”, ndaj trajnerit të ekipit tonë, Edi Martini.
Etiketimi i trajnerit tonë si “i paedukatë”, i bërë publikisht dhe në mungesë të tij në studio, përbën një mungesë të theksuar profesionalizmi, etike dhe respekti minimal ndaj një figure të rëndësishme të futbollit shqiptar.
Në vijim të kësaj situate, dhe për shkak të mungesës së një kërkim faljeje nga ana e znj. Sako, trajneri ynë ka zgjedhur të ndërpresë dhe të braktisë intervistën, si një reagim i drejtë ndaj këtij trajtimi të papranueshëm.
Për më tepër, vlerësojmë se kjo qasje nuk është vetëm fyese, por edhe e njëanshme në gjykim, duke kaluar kufijtë e analizës profesionale dhe duke rrëshqitur drejt shpifjes dhe denigrimit publik.
Ky nuk është një rast i izoluar. Moderatores në fjalë i janë evidentuar edhe më herët sjellje të papërshtatshme në raport me aktorë të botës së futbollit, përfshirë gjuhë fyese, elementë bullizimi dhe deklarata me tone diskriminuese ndaj futbollistëve të huaj.
KF Vllaznia është e vendosur të mbrojë dinjitetin e trajnerit, ekipit dhe gjithë komunitetit tonë sportiv. Për këtë arsye:
📌 Dënojmë publikisht këtë sjellje të papranueshme
📌 Kërkojmë reflektim dhe përgjegjësi institucionale nga RTSH
📌 Do të ndjekim të gjitha rrugët ligjore dhe institucionale, duke depozituar një ankesë pranë Autoriteti i Mediave Audiovizive dhe organeve përkatëse
Ne besojmë se media publike, e financuar nga taksat e qytetarëve shqiptarë, duhet të jetë një shembull i standardeve të larta profesionale, etikës dhe respektit.
Moderatorë dhe analistë që përdorin gjuhë fyese, denigruese, të njëanshme apo që shpifin, nuk mund dhe nuk duhet të kenë vend në drejtimin e emisioneve publike, pasi dëmtojnë jo vetëm individët, por edhe vetë besueshmërinë e medias dhe sportit shqiptar.
KF Vllaznia do të vazhdojë të qëndrojë fort në mbrojtje të vlerave të sportit, respektit dhe dinjitetit njerëzor.
Mbrojtësi Dion Gallapeni thotë se Kosova është gati për ta mposhtur Izraelin.Ai për “Klan Kosova” pak para ndeshjes deklaroi se…
Nisma që Salla Universale në Shkup të mbajë emrin e këngëtarit Vlado Janevski nuk mori mbështetjen e nevojshme në Këshillin…
Franco Foda pritet ta qaset ndryshe ndeshjes ndaj Izraelit, me një formacion që në pamje të parë paraqitet në skemën…
Dy dronë rusë kanë goditur urën Pivdennyi, një nga arteriet kryesore të Kievit mbi lumin Dnieper, duke shkaktuar ndërprerjen e…
Objekti i Qeverisë së Kosovës është "veshur" sonte me flamurin e UÇK-së. Këshilltarja politike e ushtrueses së detyrës së presidentes…
Publicisti dhe intelektuali nga Bujanoci, Refik Hasani, në një prononcim për “Bota sot”, e ka përshëndetur marrëveshjen e arritur mes…