Çështja e stolit te Vllaznia ka marrë zgjidhje përfundimtare. Të enjten në mbrëmje u konfirmua zyrtarisht ndarja me Edi Martinin, ndërsa këtë të premte në mëngjes klubi shkodran prezantoi pasardhësin e tij, trajnerin Csaba Laszlo, i cili nis menjëherë punën për sfidën e radhës në kampionat.
None found
Ky ndryshim në krye të ekipit erdhi si pasojë e detyrueshme pas vetëm 5 javësh të Superiores, duke u konsideruar si rruga e vetme për të sjellë një frymë të re te kuqeblutë. Rezultatet zhgënjyese vulosën fatin e Martinit, i cili vetëm pak muaj më parë kishte rinovuar kontratën me klubin në përfundim të sezonit të kaluar.
AMBICIET E MËDHA QË NË FILLIM – Martini mori frenat e Vllaznisë me një objektiv të prerë: t’i dhuronte klubit titullin kampion pas 25 vitesh pritjeje. Nën drejtimin e tij, skuadra u ngjit shpesh në krye të renditjes dhe mbeti ndër pretendentet kryesore deri në momentin e “Final Four”-it, por aty çdo gjë mori një rrjedhë tjetër.
Shumëkush besonte se Vllaznia e Martinit kishte të gjitha armët për të kthyer në realitet ëndrrën e tifozëve shkodranë, por gjithçka u shua gjatë rrugës drejt finaleve. Skuadra u shfaq pa energji dhe e paaftë për të mbajtur të njëjtin ritëm si në pjesën e rregullt të sezonit të shkuar.
DEKLARATA PREMTUESE PA MBULIM – Vetë trajneri Martini dilte me besim të plotë përpara ndeshjeve, duke deklaruar se do të bëhej gjithçka që trofeu të kthehej në Shkodër. Ai madje e çoi më tej mesazhin, duke thënë se asnjë rival nuk do të tolerohej në këtë mision për ta vendosur Vllazninë aty ku e meritonte.
KONFLIKTI ME FUTBOLLISTIN – Ngjarja që tërhoqi vëmendjen ndodhi gjatë përballjes mes Vllaznisë dhe Elbasanit. U fol për një incident mes trajnerit Martini dhe mbrojtësit Andrey Yago, me raportime që pretendonin se Martini e kishte pështyrë lojtarin. Yago reagoi më pas në platformat sociale, duke cituar pjesë nga Bibla.
REFUZIMI I PRONONCIMEVE PAS NDESHJEVE – Sjellja e Martinit për të mos u paraqitur para mediave pas përfundimit të takimeve u vu re që në ndeshjet e fundit të sezonit të kaluar. Kjo erdhi pas një mosmarrëveshje me moderatoren e emisionit “Supergol” në RTSH, Hygerta Sako. Pavarësisht paralajmërimit nga organet disiplinore për të mos përsëritur këtë qëndrim dhe për të treguar transparencë ndaj publikut, Martini vijoi me të njëjtën linjë, duke ia deleguar këtë detyrë zëvendëstrajnerit Ergi Borshi.
Kthimi i Edi Martinit te Vllaznia u pa si një pikë referimi për ambicien e vetme që ka mbijetuar për më shumë se një dekadë te shkodranët — titullin. Megjithatë, premtimet mbetën thjesht fjalë, ndërsa rezultatet treguan një realitet krejt tjetër. Me ardhjen e rumuno-hungarezit Csaba Laszlo, Vllaznia kërkon të rifreskojë filozofinë e lojës dhe të synojë ngjitjen në renditje, fillimisht duke u larguar nga zona e rrezikut, e më pas duke pretenduar të paktën një vend në kompeticionet europiane.
Amarildo Gjoni në sezonin 2024-2025 te ElbasaniAmarildo Gjoni ka gjetur golin, në sfidën që po luhet në këto çaste mes…
Drejtori i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, Zllatko Perinski, tha në intervistën e sotme për "Republikën" se ndryshimet e propozuara në…
Hashash me peshë 700 gramë u zbulua nga oficerët doganorë gjatë kontrollit të një dërgese postare nga Spanja, e cila…
Ministria e Arsimit dhe Shkencës po shqyrton ndryshimin e mënyrës së subvencionimit të ushqimit studentor. Ministrja Vesna Janevska deklaroi në…
Një takim mes kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, pritet të zhvillohet gjatë ditës së…
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka lëshuar sot mbledhjen e Komisionit për Administratë Publike, Digjitalizim, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim…