Këngëtarja Morena Taraku e ka humbur në moshë të vogël nënën e saj, mirëpo gjithmonë e mban pranë zemrës dhe tregon se ia ndjen mungesën më shumë se kushdo tjetër.
Pas humbjes së saj, këngëtarja ka jetuar me të atin që i është bërë edhe nënë edhe baba, por askush s’e zë dot vendin e nënës.
None found
Në rrjete sociale nuk mungojnë dedikimet e shumta të Morenës për gjysmën e saj në qiell, të cilës i drejton shpesh mesazhe dhe i tregon shqetësimet e saj.
Sigurisht, ajo nuk e ka harruar mamanë as në Ditën e Nënës, teksa ka marrë surprizën më të bukur ndonjëherë nga fansat e saj. Me anë të një programi, ata e kanë bërë “të gjallë” foton e mamasë së saj, duke e bërë të duket sikur jeton ende.
Ky gjest e ka emocionuar pamasë këngëtaren, e cila e ka ndarë këtë surprizë në InstaStory.
Me rastin e 8 marsit, Taraku ndau një imazh të qiellit, krahas së cilës shkruante:
“Nëse trëndafilat rriten në qiell, Zot të lutem zgjidh një tufë për mua. Vendosi në krahët e nënës sime dhe i thuaj që janë nga unë. I thuaj që e dua dhe më mungon. Urime dita e nënave”, shkroi këngëtarja duke e shoqëruar me ‘emojin’ – nënë e bijë duke u përqafuar.
Ndërkohë përsa i përket karrierës së saj, së fundmi ka lançuar bashkëpunimin e parë me reperin e njohur shqiptar, Feron. Kënga e tyre e publikuar para një muaji mban titullin “Money”.
Në secilën pjesë të videoklipit, ata shfaqen të kombinuar në veshje me njëri-tjetrin teksa repojnë dhe duket një dyshe super cool.
Gjykata e Apelit ka refuzuar kërkesën e Gjon Shkambit për zëvendësimin e masës së sigurisë, duke vendosur që ai të…
Kreu i SPAK, Klodjan Braho do të dalë të hënën para Këshillit të Lartë të Prokurorisë për të raportuar mbi…
Në Kosovë vijojnë diskutimet politike për zgjedhjen e presidentit, pa arritje të një marrëveshjeje mes partive kryesore parlamentare. Lidhja Demokratike…
Sulmuesi 18-vjeçar shqiptar, Olti Hyseni, ka lënë përsëri shenjën e tij në futbollin danez ku vesh fanellën e Sonderjyske. Ai…
Festa e titullit kampion të Interit shtyhet të paktën edhe një javë. Zikaltrit nuk ia kanë dalë që të marrin…
Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se Irani mund t’i drejtohet Shteteve të Bashkuara nëse dëshiron të negociojë për përfundimin e…