Pas ndarjes së bujshme, Kim Kardashian dhe Kanye West duket se po ribashkohen! Thashethemet nisën kur Kim doli në shfaqjen e albumit të reperit në Çikago me fustan nusërie. Madje, burimet thanë se ata u larguan të kapur dorë për dore nga shfaqja.
Por askujt nuk ia merrte mendja se arsyeja e ribashkimit mund të ishte Drake, reperi konkurrent i Kanye. Burime të brendshme në industrinë e muzikës thonë për “Page Six” se reperi po organizon shfaqje të tilla, për të rritur shitjet e albumit “Donda”, më shumë se ato të albumit të Drake.
West dhe Drake i kanë publikuar albumet pothuajse në të njëjtën kohë; “Donda” më 29 gusht, ndërsa “Drake Certified Lover Boy”, albumi i Drake, do të lançohet më 3 shtator.
Megjithatë, ende nuk dihet e vërteta. Së fundmi, gazeta britanike “The Sun”, shkruante se ylli i “Keeping Up With The Kardashians” mund të tërheqë kërkesën për divorc që bëri në shkurt të këtij viti. West dhe Kardashian kanë katër fëmijë: North, Saint, Chicago dhe Psalm.
Mesditën e sotme, një ngjarje tragjike është shënuar në një gurore në zonën e Mamurrasit, ku një 38-vjeçar ka humbur…
Një foto është bërë virale në internet ku shihet presidenti francez, Emmanuel Macron, duke ia bërë me sy Princeshës së…
Situata vijon të jetë e tensionuar në Theth, ku Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit dhe policia, po zhvillojnë aksionin…
Në vjeshtë pritet të mbahen zgjedhje të pjesshme lokale në Bashkinë e Matit, Beratit dhe Tepelenës, për shkak se kryebashkiakët…
Fqinjët e 23-vjeçarit Renis Dobra, i cili u gjet i vdekur në liqenin e Shkopetit me plagë në trup dhe…
Kreu i PD Sali Berisha, ka deklaruar sërish se opozita nuk i njeh zgjedhjet parlamentare të 11 majit për shkak…