Kosova ka shpenzuar mbi 6% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) për të mbajtur çmimin e energjisë të ulët. Nga këto 2.2 miliardë euro, vetëm 9.2% e ndihmës shkoi për familjet më të varfra. Kosova ka shpenzuar mbi 6% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) për ta mbajtur këtë çmim të ulët, sipas të dhënave të publikuara nga Atlas Institute dhe OECD (2025). Megjithatë, analiza tregon se pjesa më e madhe e kësaj ndihme nuk përfitohet nga familjet e varfra, por nga ato që nuk kanë nevojë për të.
“Kur thonë që rryma tek ne është e lirë, dijeni që çmimin real të rrymës janë duke e pagu shtresat më të varfëra”, tha Agron Demit nga Atlas Institute.
None found
Kosova ka shpenzuar gjithsej 2.2 miliardë euro për subvencionimin e tarifave të energjisë përmes çmimeve të ulëta. Mbështetja fiskale dhe kreditore ka arritur në 608 milionë euro, prej tyre: Vetëm 9.2% e subvencionimit të fshehur përfitohet nga familjet më të varfra.
Pjesa dërrmuese (mbi 90%) përfitohet nga familjet më të pasura dhe bizneset, për shkak se tarifat ishin të njëjta për të gjithë. Krahasimi rajonal – Mbështetja publike për energji (% e PBB-së):
Shteti, Subvencione të fshehura; Mbështetje direkte buxhetore
Raporti nënvizon se kjo qasje e subvencionimit të përgjithshëm, në vend të ndihmës së synuar për kategoritë në nevojë, thellon pabarazitë sociale dhe financiare. Në vend që të ndihmohen ata që realisht nuk mund të përballojnë faturat e energjisë, politika e tarifave të rregulluara i ka përfshirë të gjithë – duke përfituar më së shumti ata që mund të paguanin vetë.
“Burimi: Atlas Institute & OECD, 2025 Të dhënat janë marrë nga analizat për periudhën 2018–2023”.
Të dhënat kryesore (2018–2023)
2.2 miliardë euro janë shpenzuar gjithsej për subvencionimin e tarifave të energjisë.
Vetëm 9.2% e ndihmës shkoi për familjet më të varfra.
Mbi 90% e subvencioneve përfituan familjet e pasura dhe bizneset, për shkak të tarifave të barabarta për të gjithë konsumatorët./ Monitor
Kombëtarja e Spanjës është finalistja e parë e Kupës së Botës, pasi mposhti Francën 2-0 në gjysmëfinale në Dallas. Në…
Lionel Messi po përjeton një nga Botërorët më emocionues të karrierës së tij. Pas rikthimit spektakolar të Argjentinës nga disavantazhi…
Bundesrati ka paraqitur një nismë ligjore për ndalimin e mohimit të së drejtës së Izraelit për ekzistencë. Hapi i radhës…
MPB Maqedoni njofton se dje (14.07.2026), pas marrjes së informacionit operativ për një person për të cilin ishte lëshuar urdhër…
Nga LSDM thonë se teza se bllokimi i Kodit Zgjedhor e pengon Maqedoninë të përparojë drejt BE-së është manipulim i…
Kategoria e ParëKlubi i Ilirisë së Fushë-Krujës ka zyrtarizuar transferimin e qendërmbrojtësit Vasili Tuni [...]Read More...