Moderatorja Alketa Vejsiu ka bërë së fundni më Ted Talks me temën “Formula për të arritur sukses dhe lumturi”.
E teksa ka prezantuar fjalimin e saj në Instagram, padyshim si gjithmonë e çdo herë është ndeshur me individ që venë në pikpyetje suksesin e saj.
“Sigurisht sekreti i suksesit është gjetja e një burri milioner, nuk ka problem nëse ai është i moshuar apo jo që të mund të financojë suksesin tuaj.”, i shkruan një komentuese, vajzë.
Alketa nuk i ka kursyer një përgjigje:
“Gjetja e një burri të shkëlqyer dhe një burri të suksesshëm për jetën; është pjesë e vetë suksesit dhe zgjedhjeve të zgjuara! Bazuar në Dashurinë Gjithmonë! Dy Njerëz mund të fillojnë nga zero dhe të rriten së bashku në të gjitha sferat e jetës! Kjo i jep kuptim të vërtetë dhe një qëllim të madh jetës. Ndërkohë kam studiuar shumë, kam punuar shumë, kam trokitur dyer, kam fituar beteja dhe po; më e mira nuk ka ardhur ende. Sepse është pjesë e ADN-së Sime që të mos qëndroj në zonat e rehatisë dhe të mos rritem. Unë jam “Studenti Gjigant” që mund të studiojë shumë gjatë gjithë jetës së tij. Gjithmonë student, kurrë Maestro.”, i shkruan Aketa.
Por, gazetarja Anita Likmeta e cila duket se ka lexuar me vëmendje komentet në profilin e Vejsiut, ka veçuar këtë fragment nga Alketa duke e kundërshtuar, në fakt atë që Alketa nuk ka thënë. Likmeta mbron tezën e gruas së pavarur, e cila duhet të zzgjedh dashurinë pa kushte sociale.
“Ky është një mesazh për të gjitha vajzat që më ndjekin në Shqipëri: NUK ËSHTË E VËRTETË që gjetja e një burri të madh dhe të suksesshëm është pjesë e suksesit personal të një gruaje. Nuk është kështu, ose të paktën nuk është, për fat të mirë për disa gra. Dhe e ritheksoj edhe njëherë: NË JETË, SUKSESI I VERTËTË PËR NJË GRUA ËSHTË KUR AJO MUND TË BËJË NJË ZGJEDHJE DASHURIE PA KUSHTE SOCIALE. Ju mund të zgjidhni të dashuroni një njeri që nuk ka mundësi të mëdha ekonomike, por që ka pasuri të madhe njerëzore dhe shpirtërore. Një rrëfim i këtij niveli të ulët NUK mund t’u bëhet sidomos për vajzat e reja shqiptare që përpiqen të ndërtojnë hapësirën e tyre në botë. Gratë janë të pavarura dhe të suksesshme kur kuptojnë vlerën e tyre në lidhje me trashëgiminë që do t’u transmetohet brezave të ardhshëm të vajzave, të cilave u detyrohemi një të ardhme më të mirë se nga vijmë ne. Sot me shumë se kurrë duhet të përdorim një fjalor të ri që ka në qendër dinjitetin e gruas jashtë mureve të një prej patriarkatave më vulgare si ajo shqiptare. Ju garantoj se mund të ndërtoni një rrugë pa pasur nevojë të zgjidhni mashkullin alfa në detyrë. Ne nuk kemi nevojë për mbrojtës dhe promovues. Ne jemi te pavarura dhe me guxim per ta perballuar vet jeten”. shkruan Anita./albeu.com/
Është zbardhur drafti i amnistisë penale, sipas të cilit pritet që rreth 380 të dënuar të lirohen menjëherë, ndërsa afro…
Aktori i njohur Mehdi Malkaj, ka bërë një rrëfim të guximshëm mbrëmjen e 31 Dhjetorit në emisionin Now me moderatoren…
Radhë të gjata trafiku janë raportuar në autostradën Tiranë-Elbasan, në vendin e njohur si rrethrrotullimi i Bradasheshit, zonë kjo thuajse…
Klubi i Çelsit nuk ka pritur më dhe ka bërë të ditur se trajneri Enco Mareska, është larguar nga drejtimi…
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, një aksident tragjik u regjistrua në Gjirokastër në vendin e quajtur…
Festimet e Vitit të Ri 2026, kanë lënë pasoja tragjike edhe në Gjermani. Dy 18-vjeçarë vdiqën pasi iu nënshtruan lëndimeve…