Debatet mes Gjesti dhe Olës në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4 po vazhdojnë të bëhen gjithnjë e më të ashpra. Së fundmi, dyshja janë përplasur sërish në oborr, ku tensionet mes tyre arritën kulmin.
Në një moment gjatë diskutimit, këngëtari nga Peja i është drejtuar Olës me fjalët: “S’je për lule ti, je për darka, të ftoj unë në krevat, për tjetër send s’je ti”.
Kjo deklaratë e Gjesti ka ngjallur reagime të shumta mes ndjekësve të formatit, të cilët kanë shpërthyer me komente në rrjetet sociale.
Disa e kanë kritikuar ashpër gjuhën e tij, duke e konsideruar ofenduese, ndërsa të tjerë kanë mbajtur qëndrim neutral, duke e parë si pjesë të lojës dhe dinamikës mes banorëve.
Nuk është hera e parë që Gjesti dhe Ola përplasen mes tyre, pasi gjatë qëndrimit në shtëpi ata kanë pasur disa përballje të forta. Pritet të shihet nëse ky debat do të ndikojë në strategjinë e lojës së tyre apo në raportin që ata kanë krijuar brenda shtëpisë.
A do të arrijnë të gjejnë një gjuhë të përbashkët, apo tensionet mes tyre do të përshkallëzohen edhe më tej? Fansat po ndjekin me kuriozitet çdo zhvillim të ri mes dyshes.
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, ka lëshuar një paralajmërim të ashpër ndaj Hamasit, duke deklaruar se “nëse nuk lirohen…
Në një intervistë të fundit të zhvilluar me gazetarin Ronaldo Sharka, opinionistja Neda Balluku ndau mendimet e saj për shumë…
Anëtarët e shtatë grupeve kriminale do të gjykohen nga Gjykata e Posaçme, shtatë muaj pasi SPAK mbylli hetimet dhe rreth…
Një 57-vjeçar portugez u raportua i zhdukur ditën e djeshme në det, në afërsi të lagunës, në vendin e quajtur…
Ish-presidenti, Donald Trump, ka bërë thirrje për ndjekjen penale të Beyonce-së, duke pretenduar se ajo ka marrë 11 milionë dollarë…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se katastrofa humanitare dhe vuajtjet e civilëve të pafajshëm në Gazë duhet të marrin…