showbiz

Georgina zbulon fjalët e partnerit të saj: Është normale që njerëzit të të kenë zili…

Partnerja e CR7 Georgina Rodriguez, pasi mori kritika për pamjen e saj fizike, me anë të një postimi të gjatë,  ka shpërthyer në rrjetet sociale, duke iu përgjigjur atyre që e quajtën “më të shëndoshë”, pas fotove të saj në një jaht.

“Trupi im do të ndryshojë, si i çdo gruaje. Dhe shpresoj që të vazhdojë të ndryshojë për shumë vite, sepse kjo do të thotë që unë jam ende gjallë”, filloi influencuesja.

Të lidhura

None found

“Unë jam nënë e gjashtë fëmijëve të mrekullueshëm. Tre prej tyre janë vajza që një ditë do të bëhen gra të pabesueshme. Dhe nëse ka një gjë që shpresoj t’u mësoj atyre, së bashku me Cris, për të cilën jam thellësisht krenare për vlerat që ai ngulit si baba dhe si burrë, është se vlera e një personi nuk duhet të varet kurrë nga pamja e tij ose nga mendimet e të huajve.

Kjo dozë e vogël pozitiviteti që përpiqem t’u jap atyre çdo ditë më ndihmon gjithashtu të vazhdoj të gjej rrugën time në një botë të mbushur me kaq shumë iluzione dhe sipërfaqësi”.

Georgina më pas zbuloi bisedën që pati me Cristiano Ronaldon në lidhje me këtë, duke cituar kampionin 41-vjeçar: “Nuk jeton sipas imazhit tënd. Jeton sipas asaj që je. Një grua perfekte.

E bukur, me një trup të jashtëzakonshëm, një nënë, një person i mirë, e suksesshme dhe që jeton jetën me dashuri. Çfarë më shumë mund të dëshirosh? Është normale që njerëzit të të kenë zili”.

Postimi i gjatë përfundon:I dua format e mia. E dua lirinë për të jetuar në trupin që zgjedh”, shkruhet në të. “Një trup që meriton respekt, dashuri dhe mirënjohje në të gjitha versionet e tij.

Suksesi i vërtetë nuk ka qenë kurrë konformimi me një model që askush nuk e di se kush e shpiku. Suksesi i vërtetë është të jetosh në paqe. Të rrethohesh me njerëzit që do. Të kënaqesh me familjen dhe miqtë e mi. Të kujdesesh për shëndetin tim. Të qeshësh. Të mësosh. Të jetosh”.

 

të fundit

Zjarret në vend, 5 vatra vijojnë të jenë aktive dhe në operacione përfshihen 2 helikopterë

Ministria e Mbrojtjes ka bërë përditësimin e fundit mbi situatën e zjarreve në vend, ku deri në orën 20:00 të…

3 minutes ago

Manchester City shqyrton përforcime të reja, Maresca synon të shtojë liderë para mbylljes së merkatos

Trajneri i Manchester Cityt, Enzo Maresca, ka pranuar se klubi mund të bëjë lëvizje të tjera në ditët e fundit…

3 minutes ago

Trump firmos urdhrin ekzekutiv: Liqeni Ontario do të quhet “Liqeni Amerika

Presidenti Donald Trump ka nënshkruar sot një urdhër ekzekutiv duke riemëruar Liqenin Ontario, në kufirin me Kanadanë, në [...]Read More...

3 minutes ago

Tetovë, tre vatra zjarri aktive në ambiente të hapura

Njësia Territoriale Kundër Zjarrit – Tetovë po përballet aktualisht me tre zjarre aktive në ambiente të hapura, në fshatin Leshnicë,…

5 minutes ago

100 Influential Women in Oncology in 2026, Including Evis Sala

Që nga 26 gushti 2023, Dita e Barazisë së Grave në Shtetet e Bashkuara ka shënuar fillimin e një tradite…

7 minutes ago

Berisha: This summer exposed the “narco-state”; Agasi is the most dangerous mafioso after Edi Rama

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, ka lëshuar akuza…

8 minutes ago