showbiz

Gazetari akuza të rënda ndaj Roza Latit: Më ka keqtrajtuar

Gazetari Kledis Okshtuni, i cili ka punuar së bashku me Roza Latin, ka qenë i ftuar ditën e djeshme në programin “Mos i bjer me top” me Ronaldo Sharkon.

Ai ka bërë akuza ndaj moderatores, duke u shprehur se i trajtonte keq jo vetëm punonjësit, por edhe të ftuarit.

“Pasi ndërpreva bashkëpunimin me Rozën, kam kaluar një periudhë tepër të keqe, thuajse 1 vit pauzë, duke mos patur asnjë kontakt, asnjë dalje publike”, shprehet gazetari.

“Mua më bëhet qejfi që është futur në shtëpinë më të famshme në Shqipëri sepse njerëzit po arrijnë të njohin se me kë më është dashur të bashkëpunoj për tre vite. Një njeri që nuk ka kurrë një “mood” konstant dhe mendoj se herë pas here mund të ketë nevojë për medikamente qetësuese sepse nuk e merr kurrë vesh se çfarë ka.”

Sa i përket rreth mënyrës se si Roza e trajtonte gjatë kohës kur punonte me të, Kledisi ka rrëfyer:

Fillimisht nuk ka qenë aspak bashkëpunuese. Roza nuk ka qenë kurrë dashamirëse që të më linte mua minutazhin e duhur. I priste momentet më delikate dhe më të bukura që publiku mund të më njihte mua si Kledisi dhe madje ma ka thënë në surrat se ‘nuk e meriton Kledis, vëmendjen e dua vetëm unë’ dhe kam vendosur ta bëja këtë punë me vetëdijen e plotë sepse e kisha pasion. Ka qenë gjithmonë një referencë negative dhe ka hedhur baltë mbi emrin tim. /albeu.com/

të fundit

Djali i Sokol Olldashit kritikon Foltoren e Berishës: Shohim të flasin disa fytyra që na bëjnë për të qeshur e të ulim kokën!

Në takimin e Foltores së radhës me të rinjtë e Forumit Rinor Demokrat me kryetarin e PD, Sali Berisha, i…

2 minutes ago

“Ju paguani tarifat më të larta për shkollimin”/ Berisha: Edi Rama riktheu standardet e diktaturës komuniste për universitetet

Lideri i opozitës tha se studentët paguajnë sot tarifat më të larta për shkollimin. Gjatë fjalës së tij në takimin…

28 minutes ago

“Ina e lehtë, po del shumë keq”, Olta Sheta: Pëlqen djemtë e paedukatë, Keijsi arrogant

E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Olta Sheta, për të komentuar më shumë mbi ngjarjet…

48 minutes ago

“Nuk u njoftova për procesin”/ Zbardhet shkresa e Irena Gjokës drejtuar KLGJ-së: Vendimi i 2005-s nuk mori formë të prerë

Shkresa e Irena Gjokës drejtuar Këshillit të Lartë Gjyqësor është zbardhur. Në shkresë, Gjyqtarja e GJKKO tregon përplasjen me autoritetet…

1 hour ago

Dialogu Serbi-Kosovë, Sorensen: BE-ja pret nga komisioni i përbashkët ta sqarojë fatin e personave të zhdukur

Peter Sorensen, i dërguari evropian për dialogun, ka thënë se Bashkimi Evropian (BE) ka pritshmëri të mëdha nga një komision…

1 hour ago

Protestë e PD para Kryeministrisë, policia bllokon disa rrugë në Tiranë: Thirrje qytetarëve të distancohen nga aktet e paligjshme

Policia ka bërë të ditur marrë masat për garantimin e rendit dhe sigurisë, si dhe për mbarëvajtjen e protestës së…

2 hours ago