showbiz

FOTO/ Familja zgjerohet, çifti i ‘Big Brother’ konfirmon pritjen e ëmbël

Një lajm i bukur ka ardhur nga Ana dhe Kevini, një prej çifteve më të dashura të edicionit të tretë të “Big Brother VIP Kosova”.

Dyshja ka bërë të ditur se është në pritje të fëmijës së parë, duke ndarë emocionin me ndjekësit përmes një postimi të përbashkët në Instagram. Në fotografitë e publikuara, Ana dhe Kevini shfaqen në natyrë, teksa Kevini përqafon barkun e rrumbullakosur të partneres së tij.

Të lidhura

None found

“Nga dy zemra në tri”, ishte mesazhi i shkurtër dhe emocionues me të cilin çifti shoqëroi lajmin e pritjes së ëmbël.

Postimi mori menjëherë vëmendje të madhe në rrjetet sociale, ndërsa urimet nga miqtë, kolegët dhe ndjekësit e tyre ishin të shumta. Ky moment është veçanërisht i rëndësishëm për çiftin, historia e dashurisë së të cilit nisi para syve të publikut brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova”.

Lidhja e tyre vazhdoi edhe pas përfundimit të formatit televiziv, ndërsa tani Ana dhe Kevini po përgatiten për një kapitull të ri në jetën e tyre, atë të prindërimit.

Sipas raportimeve, kjo është foshnja e parë e një çifti të krijuar brenda “Big Brother VIP Kosova” në katër edicionet e formatit.

Për momentin, çifti nuk ka zbuluar detaje të tjera, përfshirë gjininë e foshnjës, por lajmi i shtatzënisë ka sjellë reagime të shumta pozitive dhe urime për prindërit e ardhshëm.

të fundit

Hoti akuzon Qeverinë për shkelje ligjore: Projektbuxheti për vitin 2027 nuk u dorëzua brenda afatit

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka akuzuar Qeverinë se ka shkelur afatin ligjor për miratimin dhe dorëzimin e projektbuxhetit për…

4 minutes ago

Diego Moreira, heroi i Milanit në derbi: Kuqezinjtë mund të paguajnë deri në 68 milionë euro për belgun

Diego Moreira ishte padyshim njëri prej protagonistëve kryesorë të fitores së Milanit ndaj Interit me rezultat 3-1. Në derbin e…

6 minutes ago

Sky News: Protesta kundër Ramës përshkallëzohet në Tiranë, molotovë drejt policisë dhe trazira para Kryeministrisë

Protesta kundër qeverisë së Edi Ramës dhe kërkesa për largimin e kryeministrit shqiptar kanë tërhequr vëmendjen edhe të medias italiane…

12 minutes ago

Opposition criticizes the lack of a government plan, while LVV says the document will be approved soon

Qeveria Kurti ende nuk ka prezantuar programin qeverisës dhe planin e punës, ndonëse agjenda legjislative tashmë është miratuar. Mungesa e…

14 minutes ago

Nagavci: Capital investments in the 2027 draft budget exceed one billion euros

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se në mbledhjen e 64-të të Këshillit…

14 minutes ago

Suspected of robbing four businesses in Shkëmbi i Kavajës, 31-year-old arrested and accomplice sought

Policia e Durrësit ka zbardhur katër vjedhje të kryera në biznese në zonën e Shkëmbit të Kavajës, gjatë një periudhe…

15 minutes ago