showbiz

FOTO/ Degradon sherri midis Bleonës dhe Arjan Çanit, këngëtarja: O ku*vë, o vemje mos e zër emrin tim me gojë!

Epo u deshën vetëm pak ditë që Bleona Qereti me zë e figurë t’i përgjigjej Arjan Çanit pas deklaratave që ky i fundit bëri ditë më parë për këngëtaren shqiptare, ku përveçse tha se nuk e duronte dot, preku dhe faktin që ajo kishte marrë pjesë në festën e inagurimit të Donald Trump.

E pasditen e sotme Bleona ka vendosur të bëjë për “ujë të ftohtë” Çanin. Ajo ka publikuar mesazhet që i ka dërguar atij, si dhe nuk na nguruar t’i përgjigjet dhe përmes një video të cilën e ka publikuar në “Instagram”.

Të lidhura

None found

“O vemje pabukse”, kështu i drejtohet ajo gazetarit, për të cilin thotë se nuk e merr askush më në televizion dhe po kërkon më dëshpërim vëmendje.


Sa i përket lidhjeve me Trump, këngëtarja bëri me dije se ka kontribuar për Presidentin që në zgjedhjet e 2016 dhe deri në zgjedhjet e nëntorit, duke regjistruar njerëz si dhe duke mbledhur para për fushatën e tij.

Reagimi i plotë i Bleona Qeretit:

O Arjan Çani, përveç faktit që t’i je një qenie mashtruese, ordinere që gënjen nëpër televizione dhe nëpër emisionet e tua siç edhe vetë e ke pohuar. Je një vemje pabukse, që s’të merr më asnjë televizion në punë se ty të ka dalë boja dhe jam shumë e vetëdijshme që me këtë video po të bëj shumë nder se do kapësh gazetat prap. Por, në të njëjtën kohë kam arritur në konkluzionin që qenieve mashtruese ordinere si puna jote duhet të ulësh në nivelin e tyre që të flasësh me gjuhën që ata kuptojnë, se nëse unë ty të flas kinezçe, ti nuk arrit ta kuptosh.

Nëse unë them avion, ti do dalësh në ndonjë emision dhe do thuash biçikleta ime nuk ka krah. Kështu që po ta sqaroj njëherë e mirë, jo vetëm ty, por edhe ca vemjeve tjera që pash tani në Uashington që rrinin prapa dyerve si e si të kapin një foto dhe me ardhë me e shit në Shqipëri me kap naj lekë… KÇK siç thot Edi Rama.

Po ua shpjegoj dhe njëherë meqë keni bërë këtë pyetjen se kush është vlera ime. Duhet të kuptosh një gjë, që unë kam bërë kampanjë aktive për Presidentin Trump në 2016, 2020 dhe tani në 2024, kam regjistruar më shumë se 8 mijë veta në Pensilvani, kam regjistruar më shumë se 4 mijë veta nëpër listat e votimeve në Michigan, kam ngritur më shumë se 300 mijë dollarë donacion për zgjedhjet, u bëra edhe koncertin në Michigan siç ke parë edhe në Instagram dhe historia fallco dhe perceptimet fallco që krijoni ju nuk janë realiteti im.

Më vjen shumë keq për prindërit e tu që do ndihen keq kur ta dëgjojnë këtë video. Do doja t’ju thoja që nuk është faji i tyre që të kanë edukuar keq, se ne jemi këta që jemi e nuk duhet të fajësojmë prindërit për mënyrën se si zgjedhim të jemi në jetën tonë.

Njërin gjithmonë e djeg furra, kshu që ata nuk duhet të ndihen keq që ti je kthyer dhe je bërë një vemje pabukse, një njeri negativ që nxjerr vetëm vrerë dhe gënjen non-stop nëpër emisione dhe me paturpësinë më të madhe e pohon edhe vetë.

Dhe përveç gjithë këtyre të këqijave që janë boll për një njeri që të mbytet ke dhe një adoleshencë të vonuar dhe je një qenie e frostruar seksualisht dhe nuk kupton. Vazhdon dhe e mat botën me metrin tënd akoma, nuk kupton që bota i ka mbaru uritë seksuale që kur kanë qenë 15-16 vjeç ndërkohë që vetëm ty të ka ngec ora ngaqë nuk i ke pasur këto gjëra kur ke qenë në këtë moshë dhe të kanë ngelur dhe tani që je 60 vjeç. Ky është ndryshimi midis meje dhe teje. Ik tani dhe mbytu në atë jetën tënde të mjerë.

të fundit

Murati seeks an explanation from SPAK over the lack of a request to arrest Balluku

Analisti Erl Murati, i ftuar në emisionin “Prime News24”, ka komentuar situatën rreth ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe akuzave ndaj saj,…

5 hours ago

Papin kritikon Mbappen: Prezantimi në media i dëmtoi ëndrrën për Topin e Artë

Ish-fituesi i Topit të Artë, Jean-Pierre Papin, ka kritikuar Kylian Mbappen për mënyrën se si u prezantua në media gjatë…

5 hours ago

Murati kërkon shpjegime nga SPAK për mungesën e një kërkese për arrestimin e Ballukut

Analisti Erl Murati, i ftuar në emisionin “Prime News24”, ka komentuar situatën rreth ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe akuzave ndaj saj,…

6 hours ago

Klodiana Lala: Refusing a second SPAK request for Balluku would raise suspicions about Rama

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Prime News24” në News24, komentoi mundësinë e një kërkese të dytë nga SPAK…

6 hours ago

Charles honors the four marines killed when the HMBS Flamingo sank in the Bahamas

Mbreti Charles III vijoi vizitën e tij në Bahamas me homazhe për katër marinsat bahamianë që humbën jetën në vitin…

6 hours ago

€122 million more for wages and pensions in the 2026 budget

Ndarjet e reja parashohin 102 milionë euro për pagat, përfshirë pagën e 13-të dhe kompensimin retroaktiv të përvojës së punës,…

6 hours ago