Categories: showbiz

Foto/ 25 vite pas publikimit, Kylie Minogue rikthen look-un ikonik të “Can’t Get You Out Of My Head

Kylie Minogue ka risjellë në vëmendje një nga pamjet më të njohura të karrierës së saj, në një moment kur hiti “Can’t Get You Out Of My Head” ka shënuar një sukses të ri në Spotify.

Të lidhura

None found

Këngëtarja australiane, 58 vjeç, publikoi disa fotografi të rralla nga koha e përgatitjeve dhe xhirimeve të videoklipit, ku shfaqet me një stil që fansat e lidhin menjëherë me këngën e famshme.

E veshur me të bardha, artistja duket sikur është kthyer në fillimvitet 2000, duke rikrijuar pamjen që e bëri të paharrueshëm videoklipin e “Can’t Get You Out Of My Head”.

Veshjet e guximshme dhe elementet futuriste të asaj periudhe e kthyen videoklipin në një prej më ikonëve të karrierës së Kylie-t, ndaj rikthimi i këtij look-u ka tërhequr vëmendjen e fansave.

Fotografitë u ndanë teksa kënga feston një rekord të rëndësishëm: ajo ka kapërcyer shifrën e 1 miliard transmetimeve në Spotify, 25 vite pas publikimit.

“Faleminderit të gjithëve në mbarë botën që e keni transmetuar, kënduar, kërcyer dhe dashur!”, shkroi Kylie në rrjetet sociale.

Mes imazheve të publikuara kishte edhe fotografi nga përgatitjet për videoklipin, të cilat tregojnë momentet kur këngëtarja provonte veshjet dhe pamjen që do të përdorej gjatë xhirimeve.

“Dikush t’i tregojë asaj se ka arritur një miliard”, shkroi këngëtarja me humor.

E publikuar më 8 shtator 2001 si pjesë e albumit “Fever”, kënga u rendit në vendin e parë në më shumë se 40 shtete dhe u shndërrua në një nga hitet më të mëdha të Kylie Minogue.

Edhe pas më shumë se dy dekadash, “Can’t Get You Out Of My Head” vazhdon të jetë e suksesshme, ndërsa pamja ikonë e artistes mbetet po aq e kujtuar sa edhe muzika.

të fundit

Vlerësimi i 20 skuadrave të Premier League pas pesë javëve të para

Pas pesë javësh të sezonit të ri në Premier League, kampionati do të hyjë në një pauzë trejavore për shkak…

7 minutes ago

VIDEO/ Alban Xhaferi këndon mes legjendave, në një moment festë për Vllazninë

Alban Xhaferi duke kënduarDitën e sotme, është mbajtur Kupa “Miqësia” në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës [...]Read More...

14 minutes ago

Kosova hap grumbullimin: disa në fushë, të tjerët në palestër, nesër pritet grupi i plotë

Kombëtarja e Kosovës ka nisur sot përgatitjet për ndeshjet e radhës në kuadër të Ligës së Kombeve.Në ditën e parë…

31 minutes ago

Ahmetaj: There are 3 hours of wiretaps, next week two other excerpts will be made public

Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka paralajmëruar publikimin e pjesëve të tjera të një përgjimi, për të cilin pretendon se disponon rreth…

32 minutes ago

22-year-old accidentally kills girlfriend while playing with gun, then dies by suicide

Një 21-vjeçare ka humbur jetën në Fairbanks të Alaskës pasi u qëllua aksidentalisht nga i dashuri i saj 22-vjeçar. [...]…

32 minutes ago

After the march in Tirana, the 114th protest ends: “More tomorrow

Është mbyllur protesta në ditën e 114-të të saj protesta kundër qeverisë. Protestuesit kanë bërë thirrje si çdo mbrëmje “Nesër…

33 minutes ago