showbiz

Madonna: Isha ‘paksa xheloze’ ndaj këtij ylli të pop-it, ja arsyeja e papritur

Madonna është mishërimi i vetëbesimit, por edhe “Material Girl” nuk është imune ndaj një ndjenje të vogël xhelozie herë pas here.

Në një intervistë të re me Graham Norton, këngëtarja e hitit “Vogue” tregoi se ka qenë njëkohësisht “paksa xheloze” dhe “paksa e dashuruar” me Kylie Minogue.

Të lidhura

None found

Minogue, e cila iu bashkua Madonna-s dhe Norton për një pjesë të intervistës, përflitet se mund të jetë pjesë e albumit më të ri të Madonna-s, “Confessions II”.

Gjatë intervistës, Graham Norton e pyeti Madonna-n se si lindi ideja e bluzës së famshme me emrin e Kylie Minogue, të cilën ajo veshi në MTV Europe Music Awards në Stokholm, në vitin 2000.

“Isha në fazën time ‘western’, po zbukuroja gjithçka me gurë dekorativë dhe po mendoja për këngëtaret me të cilat isha paksa e dashuruar. Natyrisht që mendova për Kylie-n dhe bëra një bluzë me emrin e saj,” tha Madonna.

Minogue kujtoi reagimin e saj kur e pa për herë të parë atë bluzë.

“Mendoj se për pak sa nuk më ra të fikët. Ishte e jashtëzakonshme,” tha ajo.

“Në fakt, isha paksa xheloze për ty,” ndërhyri Madonna, duke bërë që Graham Norton ta pyeste menjëherë:

“Pse?”

“Sepse ishte shumë e bukur,” u përgjigj Madonna.

Duke iu referuar ish-bashkëshortit të saj, Guy Ritchie, Madonna vazhdoi:

“Mendoj se në atë kohë ish-bashkëshorti im kishte simpati për të. Unë mendoja: ‘Nuk do të jem kurrë aq e bukur sa Kylie!'”

Më pas, Norton i pyeti nëse Kylie Minogue do të jetë pjesë e “Confessions II”, por të dyja shkëmbyen një buzëqeshje dhe refuzuan të konfirmonin apo mohonin thashethemet.

“Pse duhet t’i dish të gjitha?” i tha Madonna moderatorit. “Je shumë kureshtar.”

Kur Norton kujtoi performancën e tyre të përbashkët gjatë turneut “Celebration Tour” në vitin 2024, ku interpretuan “I Will Survive” të Gloria Gaynor dhe “Can’t Get You Out of My Head” të Kylie Minogue, këngëtarja australiane tha:

“Çfarë momenti! Më pëlqeu pafund.”

Këtë herë ishte Kylie ajo që kishte veshur një bluzë të zbukuruar me gurë dekorativë, ku shkruhej emri i Madonna-s.

të fundit

Chaos in Bilbao after Vito Quiles event canceled, around 20 people arrested and vehicles set on fire

Incidente të rënda dhe përplasje me policinë shpërthyen mbrëmjen e së hënës në Bilbao të Spanjës, pas anulimit të një…

1 minute ago

After Vučić’s departure from power, Serbian state television begins its news edition with an apology: For years, we have failed to fulfill our mission

Radio-Televizioni i Vojvodinës (RTV) e nisi edicionin e lajmeve të orës 17:00 me një kërkimfalje publike drejtuar shikuesve, duke pranuar…

2 minutes ago

Harry Kane kurorëzohet sulmuesi më i mirë i vitit

Harry Kane u shpall sulmuesi më i mirë i vitit pas një sezoni të jashtëzakonshëm me Bayern Munichun dhe Anglinë.…

3 minutes ago

Albulena Haxhiu to pay an official visit to North Macedonia tomorrow

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë nesër, më 27 tetor, një vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, ku…

3 minutes ago

Albulena Haxhiu zhvillon nesër vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë nesër, më 27 tetor, një vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, ku…

17 minutes ago

Kaos në Bilbao pas anulimit të aktivitetit të Vito Quiles, arrestohen rreth 20 persona dhe digjen automjete

Incidente të rënda dhe përplasje me policinë shpërthyen mbrëmjen e së hënës në Bilbao të Spanjës, pas anulimit të një…

21 minutes ago