Rritja e temperaturave gjatë verës, e shoqëruar me ardhjen e një numri të madh turistësh, ka shtuar ndjeshëm numrin e pacientëve në Pediatrinë e Spitalit Rajonal të Vlorës.
None found
Mjekja e pavijonit, Rita Llanaj, bën të ditur se gjatë kësaj periudhe regjistrohen dhjetra vizita në ditë.
Në total, numri i vizitave ditore shkon në rreth 70-80, ndërsa 35 fëmijë shtrohen në spital. Pjesa më e madhe e tyre paraqiten me viroza sezonale, shqetësime të aparatit respirator, alergji ose pasoja nga pickimet e insekteve.
Sipas mjekes, në Pediatrinë e Vlorës po marrin shërbim edhe fëmijë nga qytete të tjera, si dhe turistë që po pushojnë në qytet. Simptomat e tyre lidhen kryesisht me temperaturat e larta dhe ekspozimin ndaj mjedisit.
Prindërve u rekomandohet të mos i ekspozojnë fëmijët në diell gjatë orëve më të nxehta. Në rast temperature të lartë, vështirësish në frymëmarrje apo shenjash të tjera shqetësuese, mjekët këshillojnë kërkimin pa vonesë të ndihmës mjekësore.
Historia e futbollit evropian nuk është e ndërtuar vetëm mbi trofe, suksese dhe momente të paharrueshme. Disa prej klubeve më…
Analisti Ilir Kulla ka komentuar transferimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, në burgun e Fierit, duke e lidhur këtë…
Kosova dhe Gjermania kanë diskutuar për progresin dhe prioritetet në zvogëlimin e barrës administrative dhe transformimin digjital të administratës publike,…
Shefi në Departamentin për Operacione në Policinë e Kosovës, Faruk Muqolli, ka deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit pasurinë…
Kosova dhe Gjermania kanë diskutuar për progresin dhe prioritetet në zvogëlimin e barrës administrative dhe transformimin digjital të administratës publike,…
Alen VukajPërmes një videoje të radhës në rrjetet sociale, UEFA Youth League ka ndarë disa momente nga paraqitjet spektakolare që…