Mbrëmjen e së martës, pesë banorë të rinj iu bashkuan shtëpisë së “Big Brother VIP”. Mes tyre edhe një koreograf, Dritan Brama, dhe një balerin, Eltion Merja.
Por nëse me Dritanin, Iliri ka patur raporte të mira, madje janë parë duke kërcyer së bashku, me Eltionin nuk ka ndodhur njësoj.
None found
Ai ka qenë balerin i “Dancing With The Stars”, ku Iliri ka qenë anëtar jurie. Gjithashtu janë përballur edhe në Itali, nga ku Eltioni kishte “rezerva” për koreografin.
Ai kujtoi se Iliri nuk e kishte ndihmuar aspak, ndonëse në Itali ditët për të nuk kishin qenë të lehta. Po ashtu, ai tregoi se as në “Dancing With the Stars” nuk e ka mbështetur, duke hedhur kështu akuza të forta.
Pjesë nga biseda:
Eltioni: Ndoshta e ke harruar si histori, kam një gjë të keqe shumë që nuk i harroj askujt asgjë dhe pse e vuj në kurriz.
Iliri: Jepi!
Eltioni: Nuk më ka pëlqyer situata në Romë kur ke qenë koreografi i muzikalit “Romeo dhe Zhuljeta”, që unë kam qenë në audicion dhe kam ndejt 2 orë e gjysmë në vijë të parë të audicionit dhe ti ke qenë ai që më ke kërkuar, hajde Eltion tregoja edhe të tjerëve si bëhet dhe si përfundim s’më zgjodhe që të isha kast i balerinëve profesionistë te “Romeo dhe Zhuljeta”.
Dj Dagz: A të kujtohet ky muhabet Ilir?
Iliri: As e mbaj mend fare.
Eltioni: Ke qenë koreografi apo jo?
Iliri: Po, i “Romeo dhe Zhuljetës”.
Eltioni: Në vitin 2011, shumë bukur, audicioni është bërë rreth orës 12.
Iliri: Po mo po kam qenë koreografi!
Eltioni: Kështu që unë atë periudhë kam kaluar periudhën më të keqe në Romë.
Iliri: Folëm bashkë atë ditë?
Eltioni: Patjetër, u përshëndetëm dhe nuk desha të thoja Ilir që “unë jam duke fjet në stacione treni dhe më ndihmo pak me këtë gjënë” sepse nuk jam tipi që them gjëra të tilla.
Iliri: Po as unë nuk jam tipi që i pyes njerëzit nëpër audicione që “ku ke fjetur?”
Eltioni: Kjo gjë nuk më ka pëlqyer që e thashë në klip dhe kam dashur ta diskutoj me ty. Do thuash ndoshta pse kaq vonë? Mund ta diskutonim edhe te Dancing por edhe aty kam parë një lloj nuk mund ta quaj distancim por një lloj barriere nga ti. Në tre vite Dancing nuk më ke bërë ndonjë vlerësim që ktë e ke bërë koregografinë më të mirë. Kjo gjë më ka dhembur.
Këngëtarja Blerina Matraku e mbylli intervistën e saj në “Goca dhe Gra” me lot, kjo pas videove intime me kompozitorin…
Sa hapa në ditë i bëjnë fëmijët e vegjël? Numri mund t'ju habisë — Klan Kosova [...]Read More...
Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në Gjirokastër. Bëhet me dije…
Një zjarr ka përfshirë çatinë e një ndërtese në Spitalin e Trajnimit dhe Kërkimit Koşuyolu, në lagjen Kartal të Stambollit,…
Diplomatja e lartë e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka kundërshtuar marrëveshjen e fundit të presidentit amerikan, Donald Trump, me homologun…
Arda Turan është shumë pranë një detyre të re dhe të rëndësishme në karrierën e tij si trajner. Sipas gazetarit…