shqiperi

“Më le të flija në stacione treni”, Ilir Shaqiri zihet “ngushtë” nga banori i ri i Big Brother VIP (FOTO LAJM)

Ilir Shaqiri është një nga personazhet më të përfolur në shtëpinë e “Big Brother VIP” dhe pretendenti kryesor për të fituar çmimin e madh.

Mirëpo, së fundmi, një nga banorët e rinj, balerini Eltion Merja, ka hedhur akuza të rënda kundër të tij.

Të lidhura

None found

Ai ka treguar një histori të vitit 2011, në të cilën ishte i përfshirë Shaqiri dhe pikërisht ky i fundit nuk e ka mbështetur.

Ai është shprehur se balerini i ka kërkuar që të shkojë në Itali pon nuk e ka ndihmuar, duke e lënë sipas tij të flejë rrugëve.

Më poshtë gjeni bisedën mes tyre:

Dj Dagz: O Ilir një koment për ty që ka thënë që ti je profesional, kush e ka bërë?

Iliri: Profesional ka thënë ky (i drejtohet Eltionit).

Dj Dagz: Nuk të ka pëlqyer kërcimi me robdishana?

Iliri: Ku ishin ato gjërat profesionale? E ka për Dancing ky…

Eltioni: Ndoshta e ke harruar si histori, kam një gjë të keqe shumë që nuk i harroj askujt asgjë dhe pse e vuj në kurriz.

Iliri: Jepi!

Eltioni: Nuk më ka pëlqyer situata në Romë kur ke qenë koreografi i muzikalit “Romeo dhe Zhuljeta”, që unë kam qenë në audicion dhe kam ndejt 2 orë e gjysmë në vijë të parë të audicionit dhe ti ke qenë ai që më ke kërkuar, hajde Eltion tregoja edhe të tjerëve si bëhet dhe si përfundim s’më zgjodhe që të isha kast i balerinëve profesionistë te “Romeo dhe Zhuljeta”.

Dj Dagz: A të kujtohet ky muhabet Ilir?

Iliri: As e mbaj mend fare.

Eltioni: Ke qenë koreografi apo jo?

Iliri: Po, i “Romeo dhe Zhuljetës”.

Eltioni: Në vitin 2011, shumë bukur, audicioni është bërë rreth orës 12.

Iliri: Po mo po kam qenë koreografi!

Eltioni: Kështu që unë atë periudhë kam kaluar periudhën më të keqe në Romë.

Iliri: Folëm bashkë atë ditë?

Eltioni: Patjetër, u përshëndetëm dhe nuk desha të thoja Ilir që “unë jam duke fjet në stacione treni dhe më ndihmo pak me këtë gjënë” sepse nuk jam tipi që them gjëra të tilla.

Iliri: Po as unë nuk jam tipi që i pyes njerëzit nëpër audicione që “ku ke fjetur?”

Eltioni: Kjo gjë nuk më ka pëlqyer që e thashë në klip dhe kam dashur ta diskutoj me ty. Do thuash ndoshta pse kaq vonë? Mund ta diskutonim edhe te Dancing por edhe aty kam parë një lloj nuk mund ta quaj distancim por një lloj barriere nga ti. Në tre vite Dancing nuk më ke bërë ndonjë vlerësim që ktë e ke bërë koregografinë më të mirë. Kjo gjë më ka dhembur./albeu.com/

të fundit

Mourinho nderpreu konferencën për shtyp pas pyetjes për Ronaldon

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, u largua nga konferenca për shtyp përpara ndeshjes kundër Celta Vigos, sapo u pyet…

41 seconds ago

Historia e Komunës së Likovës: Ndryshimet demografike, zhvillimet politike dhe ndikimi i konfliktit të vitit 2001 te banorët

E vendosur në pjesën veriore të Maqedonisë së Veriut, në afërsi të kufirit me Kosovën dhe Serbinë, Komuna e Likovës…

3 minutes ago

Andi Hadroj: Vllaznia është një klub i madh, ndaj Partizanit shpresoj të bëj debutim me gol

Andi HadrojNesër, prej orës 18:30, Vllaznia do të “përplaset” me Partizanin në stadiumin “Air Albania” të Tiranës, e vlefshme për…

11 minutes ago

Moment prekës/ Nuk e lejuan të takonte vëllanë, Daut Krasniqi e sheh me lot në sy Jakupin nga ballkoni i shtëpisë (VIDEO)

Kjo e premte, 20 nëntor 2026, është dita e tretë e vizitës së Jakup Krasniqit në Kosovë. Një moment prekës…

11 minutes ago

Hetim i ri në Paris: Depardieu dhe Houellebecq dyshohen për përdhunim në grup dhe sulme seksuale

Aktori i famshëm francez, Gerard Depardieu dhe shkrimtari Michel Houellebecq, janë në qendër të një hetimi gjyqësor të hapur nga…

16 minutes ago

E kaluara tronditëse e të dyshuarit për vrasjen në Suharekë: 19 vjet burg në Zvicër për vrasjen e bashkëshortes

Në vitin 2013, Rrahman H. u dënua në Zvicër me 19 vjet burgim për vrasjen e bashkëshortes së tij. Sipas…

18 minutes ago