Categories: showbiz

Fifi rrëfehet për herë të parë: Ish i dashuri më la sepse nëna e tij nuk donte as këngëtare e as katunare (VIDEO)

14 banorët VIP në “Big Brother” kanë filluar tashmë të njihen më mirë me njëri-tjetrin dhe nuk kanë hezituar edhe të ndajnë me shikuesit të pathënat nga jeta e tyre private.

Në ditën e dytë, teksa po diskutohej me banorët rreth lidhjeve në çift dhe ndërhyrjeve nga familjarët mes një çifti, këngëtarja Fifi tregoi një rast konkret nga jeta e saj.

Këngëtarja, emri i vërtetë i së cilës është Filloreta Raçi, ka treguar se ish-i dashuri i saj e parë e kishte lënë, kjo pasi ajo nuk i kishte pëlqyer mamasë së tij.

“Mua më ka thënë ish-i dashuri im i parë, po më thotë nëna: ‘Zgjidh mes mua dhe asaj’, pse? ‘Sepse ajo është katundare e Ferizajt dhe është këngëtare dhe unë s’e dua nusen as këngëtare as katundare”, ka treguar këngëtarja e hitit “Marova”.

(minuta 16:07)

Pavarësisht këtyre detajeve, Fifi ka qenë gjithnjë e rezervuar për sa i përket jetës së saj private.

Vitin e kaluar u përfol në media rozë se ajo kishte nisur një lidhje me një djalë nga Shqipëria të quajtur Xhulio (pasi ai ishte personi i vetëm që ndiqte në Instagram), por që pas një kohe të shkurtër, dyshja thuhet se i prishën raportet.

të fundit

Plagosje me armë zjarri në Tiranë, 27-vjeçari përfundon në spital

Një 27-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në zonën e Freskut në Tiranë. Sipas informacioneve…

22 minutes ago

Mbajti peng në shtëpi për tre ditë ish-gruan dhe fëmijët duke i kërcënuar dhe dhunuar, vihet në pranga 53-vjeçari shqiptar në Itali

Një 53-vjeçar shqiptar është arrestuar mbrëmjen e djeshme nga karabinierët në Itali pasi kishte mbajtur të mbyllur në shtëpi ish-gruan…

1 hour ago

Dua Lipa reagon pas natës së parë të “Sunny Hill” në Prishtinë: Është përtej çdo gjëje që mund të kisha ëndërruar

Këngëtarja Dua Lipa, ka reaguar pas natës së parë në koncertit “Sunny Hill” në Prishtinë, ku ajo performoi edhe vetë,…

2 hours ago

Aksident i rëndë në Korçë, automjeti përmbyset jashtë rrugës! Plagoset shoferi

Një aksident automobilistik raportohet të ketë ndodhur pasditen e sotme në lagjen nr.4 të qytetit të Korçës. Burime për media…

2 hours ago

Hamasi: Do t’i dorëzojmë armët vetëm nëse krijohet një shtet i pavarur palestinez

Hamasi ka deklaruar së fundmi se nuk do t’i lëshonte armët nëse nuk do të krijohet një shtet i pavarur…

2 hours ago

Kush është 50-vjeçarja që u plagos me thikë nga i biri në Dibër/ Nexhmije Sula drejtoreshë e shkollës, 26-vjeçari e goditi 7 herë

Personi që shihni në foto është Nexhmije Sula 50 vjeç, e cila është drejtoreshë e shkollës 9-vjeçare në fshatin Pocest…

2 hours ago