showbiz

Fifi drejt një roli të ri televiziv, ja ku do ta shohim këtë herë

Përveç projekteve të saj muzikore që kanë marrë vëmendjen e publikut vitet e fundit, Fifi duket se po përgatitet të bëjë një tjetër hap të rëndësishëm në karrierën e saj, këtë herë në botën e televizionit.

Burime pranë produksionit, bëjnë të ditur se këngëtarja është në bisedime për të qenë pjesë e jurisë së “X Factor Kids”, një version i ri i spektaklit të famshëm të talenteve, i cili pritet të rikthehet këtë sezon në Tv Klan nën drejtimin e Vera Grabockës.

Të lidhura

None found

Pikërisht Grabocka, e njohur për projektet e saj të suksesshme televizive, i ka bërë Fifit ofertën për të zënë një nga karriget e jurisë dhe duket se artistja është shumë pranë dhënies së përgjigjes “po”.

Sipas raportimeve, Fifi është shumë entuziaste për këtë mundësi, pasi e sheh si një hap të bukur dhe ndryshe në karrierën e saj artistike.

Roli i jurisë i jep asaj mundësinë të jetë pranë fëmijëve me talent, të ndajë përvojën e saj muzikore dhe të frymëzojë brezin e ri të artistëve që po rriten me ëndrrën për të qenë në skenë.

Nëse gjithçka finalizohet, Fifi do të bëhet një nga emrat kryesorë të panelit, përkrah personaliteteve të tjera të njohura të muzikës shqiptare.

Ky do të jetë një tjetër sukses për këngëtaren, e cila prej vitesh ka arritur të fitojë zemrën e publikut me tekstet e sinqerta, emocionin dhe origjinalitetin që e karakterizon./iconstyle

të fundit

Rrëfehet babai i 21-vjeçares që u ngacmua nga mjeku: Kriminel që duhet çuar në burg, jo të mbahet në spital, i aplikonte një krem dhe tentonte ta puthte…

Në emisionin “Me Zemër të Hapur” , Xhorxhi, babai i 21-vjeçares nga Korça, e cila dyshohet se është ngacmuar seksualisht…

7 minutes ago

Hantavirusi/ 12 punonjës spitali izolohen pas një procedure të gabuar në trajtimin e një pacienti me hantavirus

Dymbëdhjetë punonjës të spitalit holandez në qendrën mjekësore universitare Radboudumc në Nijmegen, janë vendosur në karantinë paraprake pasi kanë ndjekur…

35 minutes ago

Majlinda Dhuka: BE na ka paraqitur 101 kushte për mbylljen e negociatave

Kryenegociatorja e Shqipërisë për Integrimin Europian, Majlinda Dhuka, ka raportuar në Komisionin për Evropën dhe Punët e Jashtme lidhur me…

43 minutes ago

BE planifikon rregulla të reja për mediat sociale dhe mbrojtjen e fëmijëve

Bashkimi Evropian po përgatit rregulla të reja që synojnë të kufizojnë mënyrën se si funksionojnë platformat e mediave sociale, me…

53 minutes ago

Rikthim i bujshëm në Premier Ligë, Çabi Alonso është gati të marrë drejtimin e…

Çelsi e ka identifikuar Çabi Alonson, si prioritetin e tyre kryesor. Sipas The Athletic, klubi londinez po “shqyrton një marrëveshje”…

56 minutes ago

Spanja, Irlanda dhe vende të tjera bojkotojnë Eurovisionin 2026 për shkak të Izraelit!

Edicioni i 70-të i Eurovision Song Contest 2026 nis mbrëmjen e sotme në Vjenë, ku do të mbahet gjysmëfinalja e…

56 minutes ago