Këngëtarja e njohur për publikun shqiptar, Nora Istrefi, është vajza e ditëlindjes dhe këtë ditë speciale e ka pritur me urime që në mesnatë.
Ajo duket ende si në të 20-tat e saj megjithatë, po ju tregojmë që bukuroshja sot mbush 36 vjeç! Nora ruan të njëjtat linja seksi si gjithmonë dhe sukseset e saj nuk kanë të ndalur.
Më herët, këngëtarja zbuloi se ishte arratisur për disa ditë pushime në Zvicër me vajzën, Renee dhe nënën e saj. Ato kanë vizituar një vend me dëborë dhe Nora nuk na i kurseu disa momente të bukura në llogarinë e saj në Instagram, ku tregoi se po i shijon pafund këto pushime. Në fotot e videot e publikuara për fansat, ato janë shfaqur në pishinë dimërore teksa Renee shijonte zhytjet dhe mami Nora panoramën e mrekullueshme me dëborë.
Nora publikoi edhe disa imazhe të saj, në të cilat si çdo herë tjetër shfaqej në formë perfekte dhe shumë seksi. Ajo shihej e veshur me një “jumpsuit” në ngjyrë të zezë, dorashka, xhup dhe këpucë të së njëjtës ngjyrë. Pavarësisht se veshja duket shumë e thjesht, sepse e tillë duhet të jetë në pushimet dimërore, ka kushtuar sa qimet e kokës.
Një faqe në Instagram ka mësuar se Nora ka shpenzuar në total 2.300 euro për veshjen e saj në këto pushime. Vetëm kostumi për ski kushton 650 euro, ndërsa xhupi i zi 1.370 euro.
Shpenzimet e saj nuk kanë qenë kurrë të kota, sepse duhet pranuar se Nora nuk ka zgënjyer kurrë me look-un e saj.
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka dhënë miratimin paraprak për licencimin e “JET Bank”, një institucion financiar që synon…
Dashi Për te dashuruarit priten kontradikta te mëdha. Nuk do merreni vesh për asnjë me atë qe keni ne krah.…
Armela Hyseni është banorja më e re në Big Brother VIP 5. Ajo ka lindur në Tiranë dhe fëmijeria e…
Daily Mail i ka kushtuar vëmendje protestave të opozitës në Shqipëri, duke publikuar edhe një video që tregon edhe plasjet…
Sezoni i pestë i "Big Brother VIP Albania" solli diçka ndryshe në historinë e formatit në Shqipëri. Për herë të…
Ritmi i daljes së shqiptarëve jashtë ka qenë më i lartë se ai i hyrjes ë të huajve në vend…