showbiz

Fation Kuqari rikthehet pas në kohë: Zbulon të vërtetën pas skandalit Tea-Beart

Vite pas një prej skandaleve më të përfolura në historinë e reality-show “Për’puthen”, ish-konkurrenti Fation Kuqari ka ndarë për herë të parë detaje të pathëna për trekëndëshin mes Beart Rexhepit, Tea Trifonit dhe Andi Shehit, që u kthye në një debat publik në atë kohë.

I ftuar në rubrikën “Trotuar” në emisionin “E Diell”, Fationi u përball me pyetje të drejtpërdrejta rreth asaj periudhe, që ai e përshkroi si një kohë e vështirë për të.

Të lidhura

None found

“Për pesë muaj më kanë quajtur mashtrues, sepse njerëzit mendonin se isha pjesë e lojës. Por unë e dija të vërtetën,” – u shpreh Kuqari, duke shtuar se ka heshtur për shkak të një premtimi.

“I dhashë fjalën dikujt që më kërkoi të mos e zbuloja të vërtetën dhe i qëndrova asaj fjalë. E bëra në mënyrë shoqërore, jo për lojë. Sot janë gjashtë vite më vonë dhe nuk jam njeri që ushqehem me skandale. Fundja, nuk bën sens të krijosh dramë me dikë që nesër mund të jetë edhe partneri yt i jetës.”

Kujtojmë që lidhja mes Teas dhe Andit, që u krijua brenda emisionit, rezultoi më pas të ishte një inskenim, pasi jashtë emisionit ajo shijonte romancën me Beart Rexhepin.

Deklarata e Fationit hedh dritë mbi një nga episodet më të komentuara të “Për’puthen”, duke risjellë në vëmendje dilemën për vërtetësinë e historive të dashurisë të krijuara në emisionet televizive.

të fundit

Shooting at a California store kills pregnant 31-year-old woman and injures six people

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…

2 minutes ago

Nivokazi i jep barazimin Sionit, ndërsa Hajrizi shënon autogol

Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…

2 minutes ago

Director of the Istanbul Stock Exchange arrested on suspicion of bribery and links to a criminal organization

Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…

2 minutes ago

Klafuriç para përballjes me Egnatian: Të përshtatemi me kushtet dhe të japim maksimumin, tifozët të na mbështesin

Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…

8 minutes ago

5 tregues se dikush nuk ju pëlqen në heshtje: Buzëqeshja mund ta maskojë, por sjellja e zbulon

Mund të bisedojë, të bëjë shaka dhe të sillet sikur gjithçka është në rregull. Megjithatë, disa ndryshime në shikim, mimikë…

9 minutes ago

Të shtëna në një dyqan në Kaliforni, humb jetën 31-vjeçarja shtatzënë dhe plagosen gjashtë persona

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…

20 minutes ago