Nuk kanë fund incidentet për Bebe Rexhën. Në një nga koncertet e saj në Norvegji, këngëtarja me origjinë shqiptare, teksa ishte në skenë ka kërkuar që të largohet një spektator. Ajo madje e paralajmëroi se do të ndërmerrte hapa ligjorë pasi ai tentoi të hidhte një send drejt saj gjatë performancës.
Ngjarja ndodhi kur ajo po këndonte hitin “I’m Good (Blue)” dhe në videot e shpërndara shihet Bebe ku i drejtohet spektatorit me një gjuhë të ashpër.
“Nëse më godet në skenë me diçka, do të të marr gjithçka. Mos guxo të luash me mua në këtë moment”.
Në një tjetër video, ajo përpiqet të identifikojë personin.
“Cili? Ma tregoni personin. Dua ta shoh”, thotë ajo përpara se ta dallojë. “Jashtë. Dil jashtë. Kaq ishte. Mori fund për ty”.
Pasi e nxorën nga koncerti, Bebe rinisi këngën që po performonte dhe vazhdoi koncertin.
Ditën e sotme, një aksident është regjistruar në Lushnje. Egzon Begaj, 64-vjeç, ka përfunduar i plagosur në spitalin e Lushnjes,…
Mbrëmjen e kaluar, banorja e “BBVK”, Dolce ka ndarë një nga momentet më të vështira të jetës së saj, duke…
Moti i përkeqësuar që ka përfshirë qarkun e Elbasanit, ka sjellë probleme të shumta në furnizimin me energji elektrike, veçanërisht…
Gruaja e Labinot Rexhës ka reaguar publikisht për herë të parë ndaj thashethemeve që qarkullojnë prej kohësh në media dhe…
Eliminim i bujshëm në Kupën e Francës. PSG i jep lamtumirën kompeticionit në fazën e 1/16-ve, pas humbjes në shtëpi…
While the public debate about the “Smart City” project remains heated, the company that will benefit from 140 million dollars…