showbiz

Falimentoi biznesin, çfarë po ndodh me Victoria Beckham?

Pavarësisht se është një nga fytyrat më të njohura në botën e modës, Victoria Beckham nuk po arrin të bëjë bujë me kompaninë e saj të veshjeve.

Është raportuar se marka e veshjeve që Victoria krijoi me bashkëshortin e saj, David Beckham, po lufton dhe nuk po arrin rezultatet e pritura.

Të lidhura

None found

Sipas The Mirror, borxhet e akumuluara kanë arritur në 64 milionë euro, 11 milionë euro më shumë se vitin e kaluar, duke e rënduar më tej situatën e biznesit të saj.

Raporti shpjegon se në vitin 2019 firma shtoi 18.4 milionë euro borxhe dhe 7.8 milionë euro të tjera në vitin 2020.

Për më tepër, ka edhe 34 milionë euro të tjera borxh nga kompani të tjera.

Megjithatë, pavarësisht këtyre shifrave, ” The Mirror” sqaron se çifti është ende një nga më fitimprurësit financiarisht.

Në vitin 2020, Beckhams kishin një fitim prej 13.7 milionë euro, shtatë më shumë se një vit më parë.

Të ardhurat totale të Victoria Beckham Holdings ranë me 6% për shkak të efekteve të pandemisë globale, tha një burim për “The Mirror”, duke iu referuar shkaqeve të mundshme të humbjeve miliona dollarëshe të markës.

Paqëndrueshmëria e markës së saj është e lidhur me paqëndrueshmërinë brenda familjes, veçanërisht midis Victorias dhe djalit të saj Brooklyn.

Marrëdhënia mes të dyve është acaruar prej disa kohësh pasi Victoria ka dizenjuar një fustan për Petz, gruan e Brooklyn-it, për ditën e saj të dasmës. Megjithatë, nusja e saj veshi një fustan Valentino.

Përveç kësaj, nënë dhe bir janë në grindje për shkak të largimit të Brooklyn nga një markë e njohur e modës, të cilës Victoria i kishte rekomanduar djalin e saj, i cili nuk u paraqit në seanca.

të fundit

Dimal Basha shfaq imazhet e urës së re mbi lumin Ibër

Ministri i Infrastrukturës, Dimal Basha, ka publikuar pamje nga punimet për ndërtimin e urës së re mbi lumin Ibër në…

10 minutes ago

Ish-kirurgu plastik dënohet me vdekje për vrasjen e avokatit, gjykata: “E ka humbur të drejtën për të jetuar

Një ish-kirurg plastik në Florida të SHBA-së është dënuar me vdekje për vrasjen e avokatit Steven Cozzi, i cili u…

12 minutes ago

Goditje nga Spanja, Atletico Madrid kërkon Stavro Pilon – një transferim që do të shënonte histori për Kombëtaren

Kylian Mbappe dhe Stavro PiloAtletico Madrid është vënë në lëvizje për të transferuar mbrojtësin e Kombëtares, Stavro Pilo [...]Read More...

12 minutes ago

Doganat e Maqedonisë sekuestruan 470 produkte kozmetike të padeklaruara, me vlerë rreth 149 mijë denarë

Doganierët parandaluan dy përpjekje për kontrabandë të gjithsej 470 produkteve kozmetike, produkteve të higjienës personale dhe shtesave dietike në pikat…

16 minutes ago

Jorida Tabaku: Paketa fiskale 2027 nuk sjell asnjë lehtësim, shumica e shqiptarëve do të paguajnë faturën e kripur

Deputetja e PD-së kundërshton shpërndarjen e lehtësimeve tatimore dhe paralajmëron kosto shtesë për biznesin e vogël nga zgjerimi i TVSH-së.…

17 minutes ago

LSDM akuzon qeverinë e Mickoskit për varfërimin e qytetarëve

Vlera e konsumit minimale të sindikatës në nëntor arriti në 70,827 denarë, një rritje prej 469 denarësh krahasuar me muajin…

18 minutes ago