Këngëtarja Alma Bektashi është një nga emrat më të dashur të muzikës shqiptare. Pavarësisht se është përpjekuar që jetën e saj private ta mbajë sa më larg syrit të publikut, artistja shqiptare konfirmoi rreth dy vite më parë se i dha fund martesës së saj 25-vjecare.
Sipas lajmeve që qarkulluan në media, shkaku i divorcit ishte tradhtia e bashkëshortit të saj, Sokol Stafa, pasi ky i fundit kishte krijuar një lidhje dashurie me një psikologe rreth 20 vite më të re.
None found
Në një intervistë të dhënë së fundmi, këngëtarja e njohur është pyetur në lidhje me divorcin e saj me ish-partnerin, ajo është shprehur se nuk dëshiron të fliste për dikë që tashmë ishte inekzistent për të, duke lënë kështu të nënkuptohet se marrëdhënie me ish-bashkëshortin e saj, nuk është fort e mirë pavarësisht se kanë dy fëmijë së bashku.
“Sa i përket divorcit tim nuk do të flisja për dikë që është inekzistent në jetën time dhe të fëmijëve të mi”, ka thënë artistja.
Artistja mes tjerash ka folur edhe për realitetin e hidhur shqiptar kur një grua do të ndahet nga burri.
“Më vjen keq ndoshta jam pak e vrazhdë në këtë aspekt por kultura fillon nga prindërve. Ju e keni parë gjithmonë lindën pesë, gjashtë apo shtatë femra vetem për te dalë një djalë. Pastaj kur fillojnë te rriten, vajzave i jepet uji e djalit qumështi, se është vetëm një djalë, vajzat e hanë lëngun e djalit maza. Diskriminimi fillon prej nënës dhe babait”, u shpreh ajo.
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim të ngarkuarën me punë në Ambasadën e Shteteve të…
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, u ka bërë thirrje deputetëve që ta respektojnë ligjin për ndalimin e pirjes…
Oltijon KërnajaTrajneri i Flamurtarit, Oltijon Kërnaja, në platformën sociale të komunikimit, WhatsApp, ka ndarë një “story” mjaft domethënëse, sikurse “goditëse”…
Gjykata e Apelit pritet ta shqyrtojë nga ora 11:10, ankesën e Naim Murselit kundër dënimit me burgim të përjetshëm për…
Deputeti i partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi kërkoi hetim penal për përgjegjësit në rastin e Arlinda Zekajt, e…
Fitorja e Listës Studentore në zgjedhjet e 25 tetorit në Serbi u prit me entuziazëm në shumë kryeqytete evropiane. Gazeta…