Në episodin e radhës të “Mami Evita” ishte e ftuar aktorja Erjona Kakeli, e cila rrëfeu më shumë për jetën e saj si mami e dy vajzave. Por përpara se ato të vinin në jetë për Erjonën nuk ka qenë aspak e lehtë, pasi ka kaluar aborte të padëshiruara.
“Ka qenë mosha 30- 31 kur unë kam pësuar një abort, i pari. Pastaj filloi një peripeci shumë e gjatë dhe në moshën 38 vjeç u bëra nënë. Pas abortit të parë kam pasur pothuajse çdo gjashtë muaj nga një episod të trishtë, pastaj pata një shtatzëni që zgjati pak më shumë se çdo shtatzëni tjetër. Jam shumë me fat që kam dy vajza. Tani ato janë në një fazë jo shumë të lehtë, para adoleshencë. Ato janë më të mençura se sa kemi qenë ne, i kapin gjërat edhe më shpejtë, kanë karaktere të ndryshme, e madhja e cila është 8 vjeçe është më e drejtpërdrejtë, ndërsa e vogla ka një qetësi absolute por ndërkohë e ka bërë dëmin si të thuash. Shtatzënitë nuk i kam shijuar shumë sepse kam qenë dhe e angazhuar me punë, ndryshe nga më parë që qëndroja në regjim, haja shëndetshëm, ndërkohë bëra të kundërtën vazhdova jetën shumë normalisht”, u shpreh aktorja.
None found
Gjykata e Tiranës ka vendosur lirimin e 13 personave të arrestuar në kuadër të protestave të ditëve të fundit në…
Real Madridi beson se gjashtë klubet angleze të Ligës Premier, Arsenali, Chelsea, Liverpooli, Manchester City, Manchester United dhe Tottenhami, duhet…
Lajmet për vdekjen e pretenduar të liderit koreano-verior kanë nxitur diskutime në mediat ndërkombëtare, pas përhapjes së pretendimeve se ai…
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka kërkuar ngritjen e efikasitetit, profesionalizmit dhe forcimin e llogaridhënies nga prokurorët gjatë vizitave zyrtare…
Kur ora shënon 16:00 dhe protesta në Tiranë është në ditën e tetë të saj, pranë Kryeministrisë situata paraqitet e…
Ante CulinaTë enjten, më datën 22 tetor, Egnatia do të luajë kundër Aarhus në transfertë, në fazën e grupeve të…