Categories: showbiz

Elena Kocaqi kritikon politikën shqiptare: “Është zhgënjimi më i madh i jetës sime

Historiania dhe pedagogia Elena Kocaqi ishte e ftuar në emisionin “S’e Luan Topi”, të moderuar nga Erjona Rusi, ku foli për karrierën e saj, fëmijët dhe kandidaturën e vetëshpallur si qytetare për Presidentin e Shqipërisë gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2022.

Më 24 korrik të 2022, në postin e Presidentit u zgjodh Bajram Begaj, të cilin Kocaqi e cilësoi si një njeri të urtë.

Të lidhura

None found

“Njerëzit më njohin si historiane, por unë jap mësim për qeverisje dhe drejtësi. Në atë kohë u vendos Bajram Begaj se Rama nuk më donte, se donte një të urtë. Unë nuk do të rrija kaq urtë”, deklaroi ajo.

Sipas Kocaqit, Shqipëria nuk është ende e përgatitur për të pasur një grua në postin e Presidentes, pasi shoqëria shqiptare mbetet maskiliste.

“Nuk jemi më pak punëtor se burrat, jemi më shumë se rrisim dhe fëmijët”, u shpreh historiania.

Gjatë bisedës, ajo shprehu kritika të forta ndaj mënyrës se si zhvillohet politika dhe organizohen fushatat elektorale në vend.

“Në Shqipëri nuk ka zgjedhje. Duket si diktaturë. Këto i kanë fituar zgjedhjet duke i rënë defit, legenit, kusisë, duke kënduar, kërcyer. Kanë halle shqiptarët, kanë litrin e naftës më të shtrenjtë në Europë. Politika është të zgjedhësh hallet, e politika në Shqipëri nuk e bën. Unë nuk e ndjej veten në politikë, është zhgënjimi më i madh”, tha Kocaqi.

E pyetur nëse do të pranonte një ftesë për t’u angazhuar politikisht nga ndonjë prej partive të mëdha, Elena Kocaqi tha se, në kushtet aktuale, nuk do ta ndërmerrte një hap të tillë.

“Duhet një sistem si i Kosovës. Këtu është si e do politika, atëherë nuk do marr pjesë. Nëse do zgjidhte populli, edhe mund të më gënjehej mëndja. Por me ato që kam parë në fushatën elektorale të fundit, niveli skandaloz, jam shokuar. Nuk e di se si njerëzit shkojnë e votojnë. Unë kam pas presion nga njerëzit se pse nuk futesh në politikë, kam me mijëra mesazhe”, vijoi ajo.

Historiania tregoi gjithashtu se fëmijët e saj janë të kënaqur që ajo nuk u përfshi në politikë.

“Edhe fëmijët e mi, thanë shyqyr që nuk u bëre dhe je në shtëpi”, përfundoi Elena Kocaqi.

të fundit

KEDS urges residents to stay away from power lines amid strong winds

Erërat e forta që po mbizotërojnë në vend, veçanërisht në rajonet e Pejës dhe Gjakovës, mund të shkaktojnë dëme në…

2 hours ago

Kurti meets Canadian Prime Minister Mark Carney at European Political Community summit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Kanadasë, Mark Carney, në margjina të Samitit të…

2 hours ago

Malaj on NATO summit: Albanians will pay 145 million euros, Rama has lost his sense of humanity

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, ka kritikuar kryeministrin Edi Rama për kërkesën që Samiti i NATO-s të zhvillohet në Shqipëri,…

2 hours ago

IKMT chief Afrim Qendro dismissed

Afrim Qendro është shkarkuar nga detyra e Kryeinspektorit të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), rreth nëntë muaj pasi…

2 hours ago

We ended dinner with a win, together with my sister” / Rama on the Red and Blacks’ success: Meloni and the Finnish prime minister were at the table, Macron was…

Fitorja e Shqipërisë ndaj Finlandës i ka shijuar më së shumti kryeministrit Rama, i cili shprehet se ishte në një…

2 hours ago

Death of 20-year-old in Dubai after cocaine packet ruptured in his stomach: Mother and stepfather appear in court

Një ngjarje tragjike që tronditi opinionin publik në Britaninë e Madhe po shqyrtohet në gjykatë. Nëna e një 20-vjeçari, i…

2 hours ago