Categories: showbiz

Egli Tako flet për dashurinë: “I kisha dhënë besën dhe nuk tërhiqesha”, në çift princesha duhet të jetë vajza

Në një rrëfim tejet personal në “Grida Duma Podcast”, Egli Tako ka ndarë këndvështrimin e saj për dashurinë, miqësinë dhe marrëdhëniet, si edhe për jetën pas Big Brother VIP dhe mënyrën se si e percepton sot botën.

Sipas Eglit, ajo që përjetohet brenda shtëpisë nuk mund të kuptohet nga askush që nuk ka qenë vetë pjesë e asaj eksperience. “Kur hyn aty nuk e di nëse jeta vazhdon jashtë”, deklaroi ajo. Egli pranoi gjithashtu se i kishte dhënë besën partnerit dhe nuk mund të tërhiqej, megjithëse e dinte se publiku po e gjykonte.

Të lidhura

None found

Një pjesë e bisedës iu kushtua edhe konceptit që ajo ka për dashurinë në ditët e sotme.

“Sot njerëzit nuk po dashurojnë më njeriun, nuk ta japin kohën. Në marrëdhënie vajzës i lejohet të jetë më e përkëdhelur. Në një lidhje vajza duhet të jetë princesha jo mashkulli. Këtë duhet ta pëlqej edhe partneri, do ta bënte më burrë”, u shpreh Egli.

Ajo trajtoi edhe materializmin, duke folur për tendencën e shumë djemve që kërkojnë t’u bëjnë përshtypje vajzave përmes luksit, në vend që të ndërtojnë një lidhje të vërtetë.

Egli shpjegoi gjithashtu arsyen pse zgjodhi të mos e mbante më fizikun shumë muskuloz që kishte krijuar falë palestrës.

“Më pëlqen trupi që kam tani, më i hollë dhe femëror”, tha ajo.

Kur u pyet për aspektin sentimental të jetës së saj, Egli pohoi se i mungon prania e një partneri, veçanërisht gjatë fundjavave. Megjithatë, ajo theksoi se nuk do të hynte në një marrëdhënie që nuk i sjell lumturi.

të fundit

Venera Azizi: 45 autoambulancat e reja do të rrisin kapacitetet shëndetësore nga Likova në Strugë

“45 autoambulancat e reja do t’u ndahen të gjitha institucioneve të shëndetit publik në vendin tonë. Duke nisur nga Likova,…

1 minute ago

Senatorja amerikane Elissa Slotkin apelon për ndalimin e dhunës në Shqipëri: Qeveria të mbrojë protestuesit dhe të luftojë korrupsionin!

Senatorja amerikane Elissa Slotkin ka lëshuar një reagim zyrtar mbi situatën e tensionuar dhe aktet e dhunës të shënuara gjatë…

5 minutes ago

Manchester United vendos rekord negativ në Evropë, i pari për klubet angleze

Manchester Unitedi ka regjistruar një rekord negativ në garat evropiane, duke pësuar gol brenda dy minutave të para në dy…

10 minutes ago

Mbështeti protestën studentore, Capital T kontaktohet nga policia: Do të sqarohemi kur të kthehesh në Tiranë

Reperi i njohur nga Kosova, Capital T, ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për qytetarët që po protestojnë në Shqipëri,…

33 minutes ago

Nico Paz udhëheq Comon drejt triumfit ndaj Manchester Unitedit me dy gola dhe një asistim

Nico Paz po vazhdon të shkëlqejë me fanellën e Comos, argjentinasi ishte protagonist i një tjetër mbrëmjeje të madhe, duke…

34 minutes ago

Court of Appeal orders retrial in Vanja Gjorçevska case: father must provide further explanations

Gjykata e Apelit në Shkup ka arsyetuar vendimin për anulimin e aktgjykimit lirues për babanë e Vanja Gjorçevskës, Aleksandar Gjorçevski,…

37 minutes ago