showbiz

Egli rrëfen periudhën e vështirë: 3 ditët më të zeza të jetës sime

Egli dhe Valbona kanë folur ditën e sotme në lidhje me atakun e panikut, që të dyja kanë kaluar. Egli u shpreh se ka marrë ilaçe për të kaluar gjendjen e saj, edhe pse në fillim ka patur frikë që t’i marrë.

Egli tregoi se si ka marrë psikologen e saj dhe i ka thënë “po vdes, nuk marr do më frymë”. Gjithashtu ka rrëfyer edhe një udhëtim në Greqi ku e ka kapur atak paniku dhe kanë qenë ditët më të tmerrshme të jetës së saj.

Të lidhura

None found

“Bëra në fillim konsultë terapie me psikologe se edhe unë nuk doja mjekime. S’ka shanse thoja mjekime. Edhe shkova te psikologia, keq rëndë, e kuptoja që nuk isha për psikologe. Mbaj mend me merrte në telefon dhe më thoshte më merr kur të duash në telefon. Mbaj mend një ditë isha shtrirë në krevat dhe e marr në telefon. Nuk isha te mami atëherë, isha vetëm në shtëpi.

I them po vdes, nuk marr dot më frymë, jam shumë e lodhur, nuk dua më të jetoj. Më thotë të lutem hap derën, merr tualetet, bëj diçka me zor, edhe dil. I thashë nuk kam fuqi të ul bravën, ça po thua? Kur kam shkuar në Greqi kam kaluar tmerr, 3 ditët më të zeza të jetës sime. E kam thënë se kur të shkoj në Shqipëri do të marr mjekim ose mos më lini vetëm. Sa erdha në Tiranë kam shkuar te mjekja e familjes dhe më drejtoi te një psikiatër. Mora ilaçet dhe s’doja ti pija. Kur mora ilaçet kisha frikë, e kisha bindur se do të shikoja halucinacione. Kur i piva më filloi zemra, mendova tani u çmenda. Ama ka qenë gjëja më e mirë që kam bërë”, ka rrëfyer Egli.

Tags: bbvEgli

të fundit

Chelsea dhe Manchester Unitedi i thonë jo yllit të Arsenalit

Chelsea dhe Manchester Unitedi kanë refuzuar mundësinë për të transferuar talentin e Arsenalit, Myles Lewis-Skelly, sipas The Telegraph.19-vjeçari raportohet se…

22 seconds ago

24 Wildfires in One Day, Eight Remain Active

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se gjatë 12 orëve të fundit janë raportuar 23 vatra zjarri në të gjithë…

27 seconds ago

US and Iran Expected to Resume Negotiations in September, Talks to Be Held in Rome

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Irani pritet të rifillojnë një raund të ri bisedimesh në fillim të muajit shtator.…

53 seconds ago

Fundi i martesës 27-vjeçare me Ilir Metën, Monika Kryemadhi e thotë troç: Më mirë vetëm sesa të rri të laj brekët e të tjerëve

Më shumë se një vit e vetme, pa një partner në krahë, i ka lënë Monika Kryemadhit të kuptojë se…

10 minutes ago

Paul Pogba drejt ndarjes nga Monaco pas vetëm gjashtë ndeshjesh

Paul Pogba është pranë largimit nga Monaco, vetëm një vit pasi iu bashkua klubit francez si lojtar i lirë.33-vjeçari pritet…

19 minutes ago

Marash Kumbulla konfirmon aventurën e re me klubin madrilen

Marash KumbullaMbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla, do të vazhdojë të jetë lojtar i Rayo Vallecano-s në La Liga [...]Read…

31 minutes ago