showbiz

Edhe këtë e pamë! Stresi i përgjërohet publikisht Keisit nga BBV Kosova (VIDEO)

Misioni i Stresit në “Big Brother Vip Kosova” është vetëm një: Të rikthehet me ish-partneren e tij Keisin! Dhe me sa duket reperi është gati të bëjë gjithçka për ta realizuar këtë, madje edhe të përgjërohet publikisht.

Stresit, emri i vërtetë i të cilit është Arkimed Lushaj, iu drejtua pyetja se çfarë do t’i mbetej pishman në aventurën e “BBVK” nëse eliminohet. Përgjigja e reperit ishte tepër troç dhe e qartë, teksa iu përgjërua publikisht Keisit që të shkojë ta takojë atje.

Të lidhura

None found

“Kjo është aventura më e mirë që kam kaluar në jetën time dhe besoj që do jetë e fundit, por nëse dal do jetë pishman… nëse gjithë kjo shtëpi e madhe “BBVK”, nëse do dal nesër do jetë pishmani i jetës nëse do ma realizojnë ëndrrën time, që bashkëshorten time të ma sjellin këtu. Keisi të përgjërohem hajde, ma plotëso dëshirën mua dhe të gjithë atyre që ma duan të mirën edhe ik kur të duash. Ky është misioni im, që të fitoj dashurinë time më të madhe të jetës”- u shpreh Stresi.

Stresi ka pranuar më herët në “BBV” se e ka tradhtuar ish-bashkëshorten e tij, Keisin. Ai bëri një rrëfim të gjatë por më pas theksoi se e vetmja gjë që dëshiron është që Keisi ta falë.

“Ky është realiteti im dhe nuk po shtoj asgjë. Unë thjesht dua t’i kërkoj falje me gjithë shpirt Keisit, familjes së saj, pastaj familjes sime dhe mjafton të më pranojë faljen dhe jemi në rregull”, tha ai.

Mirëpo, Alaudini i tha Stresit se ka komunikuar me Keisin dhe ajo kërkon që reperi të vazhdojë lojën si Stresi dhe e suporton deri në fund të këtij rrugëtimi.

Ndërkohë, ky është rrëfimi i Stresit në “BBVK”:

“Nuk e kam dëgju shumë nanën time. Këtë herë kam hyrë në BBV që ta kem një shans të dytë për jetën time, që nënën time ta gëzoj me të mira, edhe me një nuse të mirë.

Unë kam pasur fatkeqsi shumë të madhe. Kam qenë në një lidhje martesore për 6 vite e gjysmë. Unë rash në dashuri, rash për herë të parë në dashuri, por rash si në humnerë. Nëna më porosiste që duhet ta doja. Kur u ndava me të, nëna ime u coptua komplet. Ajo më ska qenë mirë, sepse nëna e ka dashur shumë ish-bashkëshorten time.

Përmes këtij mesazhi kam dasht të kthehem. Edhe nëse sdo të bëhet ajo gjë, unë i kërkoj falje asaj shpirtërisht. Nana më ka msu ndryshe me qenë me femrat. Thjesht nuk jam sill mirë me të, ajo më ka trajtuar mua si mbret, unë nuk arrita ta trajtojë atë si mbretëreshë. Ky është komplet fatal i imi”.

“E kam tradhtuar atë. Ajo më fali. Ajo sakrifikoi krejt familjen e saj, la Kanadanë dhe gjithë punën e saj për të jetuar me mua”

të fundit

Ravanelli kërkon Zhegrovën në fushë: Në betejë do të zgjidhja lojtarë të tillë

Fitorja e Juventusit ndaj Napolit ka rikthyer diskutimet për potencialin e skuadrës bardhezi, ndërsa ish-sulmuesi legjendar i klubit, Fabrizio Ravanelli,…

8 minutes ago

Buçkovski: Rezultati në Bërvenicë paralajmëron forcimin e BDI-së dhe dobësimin e VLEN-it

Fitorja e BDI-së në Komunën e Brëvenicës, pas së cilës OBRM-PDUKM e quajti VLEN-in "kalë Troje", është një tregues se…

11 minutes ago

Haxhiu: Bureau’s scrutiny of officials’ assets will continue after their terms end

Byroja për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikuar do të merret me verifikimin e pasurisë së zyrtarëve publikë, përfshirë…

13 minutes ago

Hoxhaj calls for transforming education in Kosovo through a national pact and increased funding

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Arsim dhe Shkencë, Enver Hoxhaj, ka theksuar nevojën për një transformim rrënjësor të sistemit arsimor…

13 minutes ago

Sllaveski: I am not interested in Alta Banka’s ownership and do not know who owns it

Alta Banka – Beograd është aksionare, është institucioni të cilit i kemi dhënë leje për hyrje, kështu u përgjigj Guvernatori…

13 minutes ago

Osmani: Brvenica responded to anti-Albanian policies, VLEN created confusion after Jahiju’s victory

Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Bujar Osmani, ka vlerësuar se mobilizimi i jashtëzakonshëm i mërgatës dhe bashkimi i…

13 minutes ago