Pas daljes nga BBV, Kejvina i kërkoi falje Luizit, por raporti mes saj dhe Kiarës u agravua. Ajo tha se Kiara është xheloze për Luizin dhe se po e shkatërron atë vetëm për famë.
Por, duket se lajmi i ëmbël i bërjes së tyre prindër, ka zbutur marrëdhëniet mes tyre. Kejvina i ka komentuar atyre në Instagram duke i uruar për pritjen e ëmbël.
Po ashtu, edhe Arbana Osmani, Ronaldo Sharka dhe Efi Dhedhes i uruan publikisht.
“Urime e vetëm bekime”,-shkroi Arbana. Kujtojmë se prej javësh flitet për një ftohje të raportit mes Arbanës dhe Luizit. Ky i fundit gjatë premierës së filmit në Shkodër, u pyetu në lidhje me krisjen e tyre, duke thënë: ‘Unë jam këtu, ajo atje…Ka krisje… Në maj do zbuloj më shumë se s’më lejohet.’
Ronaldo me të cilin çifti ka pasur përplasje të forta gjatë “Kepit të VIP-ave”, shkroi:
“Urime. Pritje të ëmbël dhe bebi të vijë plot shëndet e dashuri. Është kaq bukur kur sheh si një histori dashurie finalizohet me bekime. Na emocionuat me këtë video.”
Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi, ka paralajmëruar ndryshime në Ligjin për ndalimin e praktikave të padrejta tregtare, me të cilat…
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka bërë të ditur se në Gjilan do të realizohen…
Sassuolo është duke shqyrtuar mundësinë e ndryshimeve në repartin e portierëve gjatë afatit kalimtar dimëror, ndërsa në mesin e futbollistëve…
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në lansimin e Sistemit të Pagesave të Shpejta nga Banka Qendrore…
Gentian Sala ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryetarit të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), institucion të cilin…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për përdorimin e administratës shtetërore, fondeve publike dhe strukturave…