Categories: showbiz

E tradhtoi Lamine Yamal të dashurën? Zbardhet e vërteta e imazheve virale me vajzën misterioze në bikini

Një polemikë e re ka përfshirë së fundmi Lamine Yamal, por këtë herë çështja nuk lidhet me paraqitjet e tij në fushën e futbollit.

Të lidhura

None found

Sulmuesi i Barcelonës dhe përfaqësueses së Spanjës u bë objekt thashethemesh se kishte tradhtuar të dashurën e tij, Inés García Santos.

Gjithçka nisi nga disa imazhe të publikuara në rrjetet sociale, për të cilat pretendohej se shfaqnin 19-vjeçarin gjatë pushimeve në Kolumbi. Në foto ai paraqitej në një jaht luksoz, pranë një vajze të veshur me bikini.

Imazhet u përhapën me shpejtësi në platformën X, duke nxitur menjëherë spekulime për një tradhti të mundshme nga Yamal. Megjithatë, më vonë u konstatua se fotot ishin gjeneruar përmes inteligjencës artificiale (AI), ndaj nuk përbënin dëshmi reale për pretendimet e ngritura.

Pas qarkullimit të materialeve të rreme, disa raportime pohuan se Inés e kishte hequr Yamal nga personat që ndiqte në Instagram dhe se lidhja mes tyre kishte marrë fund. Edhe kjo histori u hodh poshtë, pasi një pamje ekrani e publikuar më pas tregonte se García vazhdonte ta ndiqte futbollistin.

Një tjetër pretendim i shpërndarë në rrjetet sociale ishte se Inés kishte reaguar në TikTok për tradhtinë e Yamal, duke njoftuar përfundimin e marrëdhënies. Në këto postime thuhej gjithashtu se futbollisti e kishte tradhtuar në më shumë se një rast.

As këto deklarata nuk janë të vërteta. Inés García nuk ka bërë publikisht komente të tilla, as në profilet e saj sociale dhe as në ndonjë intervistë të njohur. Përkundrazi, ajo ka paralajmëruar publikun për ekzistencën e llogarive që shtiren si ajo dhe shpërndajnë informacione të pavërteta.

Gjatë Botërorit 2026, Inés është shfaqur si një nga përkrahëset kryesore të Yamal. Ajo është parë në stadium teksa ndiqte ndeshjet e Spanjës, e veshur me fanellën e tij me numrin 19.

të fundit

Gashi: It would be better for VLEN if elections were held now

Kryetari i Parlamentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, intervistën e radhës e dha për emisionin 360 Shkallë…

1 hour ago

Between 600 and 700 babies are born prematurely in Skopje each year, as doctors face the challenge of keeping them alive

Nga 600 deri në 700 foshnja lindin para kohe çdo vit në Klinikën Universitare të Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në Shkup.…

1 hour ago

Mickoski says he is shocked and offended by Blendi Hodai’s statements

Studentët mund të marrin zbritje shtesë në rrjetet e shitjes me pakicë përmes parave që u jepen për ushqimet e…

1 hour ago

Gashi: Për VLEN-in do të ishte më mirë që zgjedhjet të mbaheshin tani

Kryetari i Parlamentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, intervistën e radhës e dha për emisionin 360 Shkallë…

1 hour ago

Në Shkup lindin para kohe 600 deri në 700 foshnja në vit, mjekët përballë sfidës së mbijetesës së tyre

Nga 600 deri në 700 foshnja lindin para kohe çdo vit në Klinikën Universitare të Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në Shkup.…

1 hour ago

Mickoski shprehet i tronditur dhe i fyer nga deklaratat e Blendi Hodait

Studentët mund të marrin zbritje shtesë në rrjetet e shitjes me pakicë përmes parave që u jepen për ushqimet e…

2 hours ago