showbiz

“E patolerueshme”, Ledion Liço i rikthehet arsyes së përjashtimit të Klodian Duros

Moderatori i Big Brother Albania VIP 3, Ledion Liço u ka dhënë një sqarim banorëve dhe të gjithë publikut sa i përket daljes së papritur të trajnerit të futbollit, Klodian Duro, nga Shtëpia.

Moderatori theksoi se dalja e menjëhershme e Duros erdhi pas një deklarate të patolerueshme që ai kishte bërë në orët e para të së dielës, menjëherë pas përfundimit të spektaklit.

“Do doja të bëja një sqarim, një sqarim që lidhet me episodin e ditës së diel. Siç e dini, brenda asaj shtëpie nuk është më Klodian Duro. Ai bëri një koment të patolerueshëm ditën e dielë dhe Big Brother pasi e shqyrtoi me vëmendje, vendosi përjashtimin e tij të menjëhershëm nga gara. E di që mund të keni shumë pyetje në lidhje me këtë, por ju them që disa prej jush, sikurse është rasti i Meritonit, e dinë shumë mirë se çfarë ka thënë Klodi tashmë. Nuk do të doja t’i kthehesha edhe njëherë deklaratës së tij, por do të doja shumë të thosha se Klodi ka bërë edhe një ‘mea culpa’ tashmë dhe është shfajësuar për atë deklaratë të patolerueshme. Ajo është një deklaratë që nuk duhet thënë pavarësisht presionit që ka ajo shtëpi, pavarësisht nëse mund të thuhet në një kontekst ironie apo shakaje. Është diçka që nuk do të doja ta përsërisnim edhe njëherë në atë transmetim. Pavarësisht se ka bërë xhiron e rrjetit. Do doja shumë, por shumë të bënit kujdes me deklaratat tuaja brenda shtëpisë. Ju të gjithë e dini se sa me lupë shiheni nga jashtë”– tha Ledioni.

të fundit

Sulme iraniane ndaj objektivave amerikane në Gjirin Persik, pezullohet përkohësisht trafiku në aeroportin e Kuvajtit

Pas shtatë netësh rresht operacionesh ushtarake amerikane kundër objektivave iraniane, Irani ka lëshuar raketa dhe dronë drejt objektivave të SHBA-së…

10 minutes ago

Brezovica-Prevalla Road to Close for Two Days for “Brezovica 2026” Hill Climb Race

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se segmenti rrugor Brezovicë-Prevallë (R115) do të mbyllet përkohësisht sot dhe neserër, për…

19 minutes ago

Korçë: 37-year-old arrested after stabbing partner’s son following dispute

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Korçës, ku një sherr i çastit brenda familjes…

19 minutes ago

Arab Countries Condemn Iran’s Attacks and Call for a Solution Through Dialogue

Vendet arabe kanë reaguar me dënime të ashpra ndaj sulmeve që Irani kreu kundër aleatëve të Shteteve të Bashkuara në…

19 minutes ago

Jeffrey Epstein’s Former Assistant Describes Control and Abuse Within His Circle

Për herë të parë, një ish-asistente e Jeffrey Epstein ka folur për mënyrën se si financieri amerikan, i akuzuar për…

19 minutes ago

US strikes on Iran enter seventh night, tensions rise in the Persian Gulf

Për të shtatën natë me radhë, forcat amerikane kanë zhvilluar operacione kundër objektivave në Iran, duke vënë në shënjestër infrastrukturë…

19 minutes ago