Në nisje të ‘prime’ të sotëm, Selin ka sqaruar arsyet pse ka vendosur që vazhdojë lojën e saj në Big Brother VIP edhe pas kërkesës nga nëna e saj për t’u larguar nga gara.
Banorja theksoi se po e vazhdon garën me vullnetin e saj të lirë. “Kam vendosur të vazhdoj garën sepse jo vetëm një Rogert dhe një Mir, por edhe shtatë të tjerë si ata nuk mund të më pengojnë nga rrugëtimi që do bëj unë në BBV”, deklaroi Selin.
None found
Më tej ajo shtoi se 48 orët e fundit që nga ‘prime’ i së mërkurës, kanë qenë të ngarkuara për të. “Këto 48 orët e fundit për mua kanë qenë ekstremisht të ngarkuara. Kam dashur të vazhdoj garën sepse ka qenë për të dalë ballë për ballë dhe për të mbrojtur veten përballë dy njerëzve që mendojnë se, duke paragjykuar dhe duke më dhënë epitete që s’më takojnë, mund të ecin para në garë. Kam vendosur të vazhdoj garën sepse jo vetëm një Rogert dhe një Mir, por edhe shtatë të tjerë si ata mund të më pengojnë nga rrugëtimi që do bëj unë në BBV”, shtoi ajo.
Sakaq Selin e përmbylli duke thënë “Për mua e para është familja ime. Nuk do thoja se janë zhgënjyer por do u thoja që të kenë besim për mua, për të mbrojtur të ardhmen time. Duhet të kenë besim te unë dhe unë jam e bindur se suportin e tyre e kam akoma. Kam qenë e shqetësuar, sepse jo vetëm për të ditur që unë thjeshtë kam pasur dëshirë të vazhdoj garën dhe jo si disrespekt ndaj tyre”.
Dashi Ndikimi i Neptunit do sjelle shume turbullira sot ne jetën tuaj sentimentale. Ka rrezik qe disa te kalojnë një…
Tre anëtarë të kabinetit grek dhanë dorëheqjen, ndërsa vendi eshte trazuar nga skandali per subvencionet bujqësore të BE-së. Hetimet për…
Debati për një koment të bërë nga Mateo ndaj Brikenës është kthyer në një nga temat më të diskutuara në…
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kishte thënë se Irani nuk mund të bënte asgjë në lidhje me avionët amerikanë që…
Vetëm pesë muaj pasi shpalli Florian Binajn si kandidat i mbështetur nga opozita për zgjedhjet lokale për Tiranën, Sali Berisha…
Mbi 1,000 persona u mblodhën sot në Tel Aviv për të protestuar kundër luftës, duke kërkuar që autoritetet izraelite të…