showbiz

“Dua që bota të dijë”, miku i ngushtë nxjerr “zbuluar” Harry-n dhe Meghan, si është marrëdhënia e tyre brenda shtëpisë

Ndonëse veprimet e tij gjatë gjithë kësaj kohe kanë folur vetë, njerëzit kurdoherë janë skeptik.

Bëhet fjalë për çiftin e shumë komentuar Meghan Markle dhe Princ Harry. Ky i fundit nuk u mendua dy herë kur hoqi dorë nga familja mbretërore për sigurinë e bashkëshortes së tij.

Të lidhura

None found

Së fundmi në një intervistë për “Sot” Tyler Perry, një mik shumë i afërt i dyshes ka zbuluar më shumë detaje rreth marrëdhënies së tyre. Ndër të tjera ai u shpreh se dashuria e tyre është e vërtetë dhe e pamposhtur.

“Ajo që unë di për ata të dy dhe ajo që dua që bota të dijë, është se sa shumë e duan ata njëri-tjetrin,” tha ai. Më tej, shtoi: “Ata gjetën njëri-tjetrin, gjë që nuk kishte gjasa. Dashuria e tyre është me të vërtetë prekëse dhe thjesht doja të bëja gjithçka që mundja për t’i mbështetur.”

Kujtojmë që Perry ishte personi që iu shtriu dorën Meghan dhe Harry-t, pasi dyshja u shkëputën nga Britania e Madhe, për tu zhvendosur në Amerikë.

Harry, Meghan dhe djali i tyre, Archie, qëndruan në shtëpinë e Perry për tre muaj përpara se Duka dhe Dukesha e Sussex-it të blinin shtëpinë e tyre në Montecito, Kaliforni.

Sakaq në maj të këtij viti aktorja dhe Princi festuan përvjetorin e katër të martesës së tyre, ku janë edhe prindër të dy fëmijëve djalit, Archie dhe vajzës Lilibet.

 

të fundit

Chivu kërkon reagim ndaj Milanit: Interi duhet të sakrifikojë më shumë në derbi

Trajneri i Interit, Cristian Chivu, u ka kërkuar futbollistëve të tij të bëjnë sakrifica shtesë në prag të derbit të…

15 seconds ago

Pas vrasjes së Arlindës, njohësit kërkojnë përgjegjësi dhe reforma të thella

Vrasja e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka tronditur opinionin publik dhe ka rikthyer në vëmendje përgjegjësinë e institucioneve…

51 seconds ago

Teuta Arifi përballet me gjykimin për kontratat fiktive dhe dëmin prej 1 milion eurosh ndaj buxhetit

Në Gjykatën Themelore në Tetovë ka filluar sot procesi gjyqësor kundër ish-kryetares së Tetovës Teuta Arifi, lidhur me rastin për…

2 minutes ago

Papa Leo XIV voton për herë të parë në zgjedhjet amerikane, dërgon fletën me postë nga Illinois

Papa Leo XIV ka hyrë në histori si papa i parë që ka votuar në zgjedhjet e përgjithshme në Shtetet…

6 minutes ago

Schuebel dhe Nagavci diskutojnë integrimin evropian dhe agjendën e legjislaturës së re

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, ka nisur takimet me përfaqësuesit e grupeve parlamentare në Kuvendin e Kosovës.…

12 minutes ago

Millanov: VLT-të i përkasin Lotarisë, dëshmitari konfirmoi planifikimin e prokurimit

Avokati Elenko Millanov, avokat mbrojtës i ish-drejtorit të Lotarisë Shtetërore, Përparim Bajrami pas seancës së sotme për abuzimet në këtë…

15 minutes ago