Dua Lipa dhe aktori britanik Callum Turner, tashmë bashkëshorti i saj, kanë realizuar një tjetër paraqitje publike, këtë herë në finalen e Kupës së Botës, ku prania e tyre nuk u shpëtoi kamerave.
Dy muaj pas martesës së zhvilluar në Londër dhe festimeve me një ceremoni tre-ditore në Palermo të Siçilisë, çifti ndoqi nga stadiumi përballjen finale mes Spanjës dhe Argjentinës. Takimi, i luajtur të dielën më 19 korrik, u mbyll me triumfin 1-0 të Spanjës.
None found
Daily Mail raportoi se Dua dhe Callum u filmuan duke dalë nga stadiumi dorë për dore. Këngëtarja kishte zgjedhur një veshje casual, të përbërë nga kapela zyrtare e eventit, një bluzë e bardhë me pjesën e pasme të hapur, xhinse dhe taka me print gjarpri. Ajo e kishte plotësuar paraqitjen me një çantë ngjyrë kafe, një shall rozë dhe unaza të mëdha.
Callum Turner, ndërkohë, kishte kombinuar një bluzë të zezë me xhinse, këpucë kafe dhe syze të zeza dielli.
Kjo dalje e përbashkët ndodhi vetëm pak javë pas martesës së tyre, ndërsa dyshja vazhdon të tërheqë interesin e mediave dhe fansave sa herë merr pjesë në evente të rëndësishme.
Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, beson se Lamine Yamal ende nuk e ka arritur nivelin e tij më të mirë,…
BE-ja i kujton Beogradit se ndërrimi i pushtetit nuk i ndryshon detyrimet nga Marrëveshja e Brukselit dhe Aneksi i Ohrit.…
Kryeministri tha se për herë të parë shpenzimet kapitale do të kalojnë kufirin e një miliard eurove. Qeveria e Kosovës…
Tema e dashurisë ka nxitur diskutime mes banorëve të Big Brother VIP Kosova, ku ata kanë ndarë mendimet dhe përvojat…
Arlinda ka tërhequr vëmendjen me përgatitjet e saj për festën e Halloween-it, duke zgjedhur një paraqitje të veçantë që nuk…
Një moment interesant është krijuar mes banorëve, teksa Bejta po shpërndante cigare. Kur Shqiponja i kërkoi cigare, Bejta iu përgjigj…