Blake Lively ka pretenduar se drama ligjore me Justin Baldonin po dëmton seriozisht familjen e saj. Bashkëshorti i saj, Ryan Reynolds, është shumë i përfshirë në këtë proces, dhe tani thuhet se tensionet që po përjeton aktorja po ndikojnë edhe tek fëmijët e saj – James (10 vjeçe), Inez (8 vjeçe), Betty (5 vjeçe), dhe Olin (2 vjeç).
Aktorja ka ndryshuar padinë e saj në gjykatën federale në New York, duke theksuar se fëmijët janë “të traumatizuar nga beteja ligjore” dhe se janë prekur emocionalisht në një mënyrë që ka ndikuar rëndë në mirëqenien e tyre. Ajo pohoi gjithashtu se po përjeton simptoma stresi si ankthi, ndërsa Ryan Reynolds ka shpërndarë shqetësime për gjendjen e tij mendore dhe fizike.
Në padinë e saj, Blake ka theksuar se drama mediatike ishte kaq intensive sa ajo shpesh ka pasur vështirësi të ngrihej nga shtrati. Së fundmi, Lively nuk është parë jashtë shtëpisë së saj në New York dhe ka munguar në disa ngjarje të modës, përfshirë sfilatën e Michael Kors, ku ajo merr pjesë zakonisht. Megjithatë, ajo mori pjesë në një festë të SNL, ku bashkë me Reynolds bënë shaka për këtë dramë ligjore me Baldonin.
Autoriteti i Konkurrencës i Kosovës (AKK) ka nisur një hetim për monitorimin e tregut vendor, pas shqetësimeve të qytetarëve dhe…
Në Gjykatën e Posaçme, është zhvilluar seanca paraprake për dosjen “Partizani”. Avokatët e kreut demokrat Sali Berisha, kërkuan shfuqizimin e disa…
Ditën e sotme, ka përfunduar numërimi i votave preferenciale për diasporën në tre qarqe: Dibër, Kukës dhe Shkodër. Procesi i…
Këtë të hënë, në një deklaratë për mediat nga Parku Olimpik, kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, bëri…
Gjermania ka rritur ndihmën e saj për Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) me 10 milionë euro (11,2 milionë dollarë) në…
Ish-presidenti Donald Trump ka reaguar pas lajmit tronditës për gjendjen shëndetësore të Joe Biden. Në një deklaratë të shpërndarë në…