Categories: showbiz

Dorëzohet Kanye West, cilat janë kërkesat për divorcin me Kim Kardashian (FOTO LAJM)

Kanye West është dorëzuar dhe si përfundim i është përgjigjur kërkesës për divorc të Kim Kardashian, të cilën ajo e bëri 2 muaj më parë. Sipas një përgjigje ligjore të paraqitur nga avokati i reperit, West, 43, kërkon kujdestari të përbashkët ligjore dhe fizike të fëmijëve të tyre: vajzat North, 7, dhe Chicago, 3, dhe djemtë Saint, 5, dhe Psalmi, i cili do të mbushë 2 vjeçe më muajin maj.

West ka kërkuar gjithashtu të drejtën e gjykatës për mbështetje bashkëshortore dhe që secili prej tyre të paguajë tarifat ligjore. Në dokumentet e siguruara nga “People” arsyeja e vërtetë e divorcit thuhet se janë diferencat e papajtueshme mes dyshes, por nuk ka një datë të saktë për ndarjen.

Të lidhura

None found

“Kërkesa e Kim për divorc nga Kanye është vetëm një pjesë zyrtare e procesit. Çifti është bërë për një kohë dhe kanë qenë miqësor. Në fund të ditës, Kanye dhe Kim e duan njëri-tjetrin jashtëzakonisht, por e dinin se ishte koha t’i jepnin fund. Fëmijët janë prioriteti i tyre numër një dhe pavarësisht gjithçkaje do të mbajnë një marrëdhënie pozitive për ta”, ka thënë një burim pranë çiftit.

Kardashian kërkoi divorcin nga West pas 7 vitesh martesë dhe kjo gjë i habiti jo pak fansat e çiftit. Dyshja janë njohur me njëri-tjetrin në vitin 2012 dhe u martuan bashkë në 24 maj të 2014-s.

Mediat e huaja kanë raportuar më herët se Kim dhe Kanye kanë vizione komplet të ndryshme për mënyrën e rritjes së fëmijëve të tyre.

“Ata e mendojnë krejt ndryshe mënyrën sesi fëmijët duhet të rriten. Kim do ta mbështesë gjithnjë Kanye-n dhe kauzat e tij, por e ardhmja e saj në lidhje me punën, fëmijët dhe jetën në përgjithësi i përket asaj. Është ajo që bën të mundur gjithçka.”-ka treguar një burim për “People”.

të fundit

Nga Superga te Calciopoli: kapitujt më të errët të gjashtë klubeve të mëdha evropiane

Historia e futbollit evropian nuk është e ndërtuar vetëm mbi trofe, suksese dhe momente të paharrueshme. Disa prej klubeve më…

6 hours ago

The fractured relationship is heading toward an end”/ Ilir Kulla: Veliaj was transferred to Fier after clashing with Rama over the municipality’s signature

Analisti Ilir Kulla ka komentuar transferimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, në burgun e Fierit, duke e lidhur këtë…

6 hours ago

Kosovo-Germany, focus on digitizing administration and simplifying procedures

Kosova dhe Gjermania kanë diskutuar për progresin dhe prioritetet në zvogëlimin e barrës administrative dhe transformimin digjital të administratës publike,…

6 hours ago

Faruk Muqolli declares €100,000 in cash, inherited land and two vehicles: the assets of the police officer linked to the Arlinda Zekaj case

Shefi në Departamentin për Operacione në Policinë e Kosovës, Faruk Muqolli, ka deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit pasurinë…

6 hours ago

Kosovë-Gjermani, fokus te digjitalizimi i administratës dhe lehtësimi i procedurave

Kosova dhe Gjermania kanë diskutuar për progresin dhe prioritetet në zvogëlimin e barrës administrative dhe transformimin digjital të administratës publike,…

6 hours ago

VIDEO/ Alen Vukaj, talenti 18-vjeçar shqiptar që po spikat te Interi dhe tërheq vëmendjen e UEFA-s

Alen VukajPërmes një videoje të radhës në rrjetet sociale, UEFA Youth League ka ndarë disa momente nga paraqitjet spektakolare që…

6 hours ago