showbiz

Donaldi flet për herë të parë puthjen e bujshme me Borën në BBV: Nuk kam guximin… (VIDEO)

Puthja e Bora Zemanit dhe Donald Veshajt në ‘Big Brother VIP 1’ është cilësuar si një ndër momentet më romantike në ekranet shqiptare dhe është ndër videot me më shumë klikime në rrjet.

Por, Donaldi nuk ka pasur guximin ta shohë atë moment. Kështu tha ai në një intervistë në “E Diell”, duke pranuar se edhe pse është një moment shumë emocionues, që ai nuk ka patur guximin ta shohë si video, jo vetëm këtë por të gjitha videot e Big-ut.

“Unë tani po e shikoj. Që kur kam dalë nga Big-u unë nuk e kam parë, nuk e kam patur atë guximin më saktë. Këtë video e ka publikuar Romeo. Ka qenë takimi im me Borën, shumë emocional, shumë drithërues. Të gjitha emocionet, kanë qenë emocione të forta. Unë nuk besoj shumë tek statistikat, se nuk rri t’i shoh dhe t’i kontrolloj por si emocione dhe moment ka qenë shumë i fortë dhe mendoj se është një nga ato emocione që nuk ka për t’u larguar ndonjëherë nga mendja dhe nuk kanë për t’u harruar kollaj. Ka qenë një emocion i vërtetë, një emocion i sinqertë, një situatë e komplikuar dhe një ndjenjë shumë shumë e fortë”.

I pyetur nga drejtuesi i programit nëse e ka diskutuar me Borën këtë moment, ai është përgjigjur:

“Ka patur diskutime, debate, sherre, luftë, bomba, mina dhe të gjitha. Kanë kaluar por unë personalisht që të futem dhe ta shikoj, nuk kam patur guximin ta bëj sepse nuk kam dashur t’i kthehem edhe njëherë emocioneve, e kam patur me frikë“.

të fundit

Horoskopi 6 Shkurt 2026/ Çfarë parashikojnë yjet për ju

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Sot mund të ndiheni më të lidhur emocionalisht me partnerin apo…

28 minutes ago

E premtja nis me përkeqësim të motit në Durrës, pritet intensitet i lartë i reshjeve/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak: Të merren masa

Dita e nesërme pritet të shoqërohet me rreshje intensive shiu në qytetin e Durrësit. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se për…

33 minutes ago

Rënia e madhe e Bitcoin, Deutsche Bank zbulon faktorët që po e dobësojnë

Çmimi i Bitcoin, kriptomonedha më e madhe në botë, ka rënë nën nivelin e 53,300 eurove, duke shënuar një nga…

49 minutes ago

Shtëpia e Bardhë paralajmëron Iranin: Trump ka shumë opsione përveç diplomacisë

Shtëpia e Bardhë ka paralajmëruar Iranin se Trump 'ka shumë opsione' përveç diplomacisë. Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë…

54 minutes ago

Media arabe është e sigurt: Cristiano Ronaldo nuk do të luajë ndaj Al Ittihad

Nuk ka një ditë të qetë për Cristiano Ronaldon, as për ditëlindje. Pavarësisht se u kthye në stërvitje me Al…

1 hour ago

“Më dërgoi njerëz 2 herë për të më bindur të bëhesha me të”, Adriatik Lapaj: Rama është hileqar, me të duhet përballje

Kryetari i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka deklaruar se kryeministri Rama ka tentuar dy herë ta bindte të bëhej me…

2 hours ago