Michael Jackson kishte më shumë se 500 milionë dollarë borxh kur vdiq në vitin 2009, sipas një dosjeje gjyqësore të cituar nga NBC News.
Bllokimi i madh financiar në të cilin u gjend “Mbreti i Pop-it”, përshkruhet në një peticion të depozituar në Gjykatën e Lartë të Qarkut të Los Anxhelosit.
None found
“Në kohën e vdekjes së Michael Jackson, asetet e tij kryesore ishin subjekt i më shumë se 500 milionë dollarë borxh dhe pretendime nga kreditorët, me një pjesë të borxhit të grumbulluar me interesa me norma jashtëzakonisht të larta dhe një pjesë të borxhit ishte në mospagim”, thuhet në deklaratë.
Para se të vdiste më 25 qershor 2009, Jackson po përgatitej të niste një turne të quajtur “This Is It”. Turneu ishte planifikuar me marrëveshjen e një angazhimi prej 50 koncertesh në O2 Arena të Londrës.
Ai vdiq pak para turneut, gjë që e la pasurinë e tij të shtrënguar financiarisht për 40 milionë dollarë për promotorin.
Tani, paratë nga pasuria e Xheksonit kërkohen të përdoren për të rimbursuar avokatët dhe ata që merren me lëvizjet e nevojshme ligjore, si dhe shpenzime të tjera.
Në të njëjtën kohë, theksohet se Jackson kishte marrë padi në shtete dhe vende të ndryshme deri pak para se të vdiste, për shkak të borxheve.
Ai vdiq në rezidencën e tij në Los Angeles në moshën 50-vjeçare nga helmimi akut. Mjeku i tij u shpall fajtor për vrasje nga pakujdesia në vitin 2011 për sigurimin e drogës.
Karriera e shkëlqyer e Jackson përfshinte 13 çmime Grammy, dy induksione në Rock ‘n’ Roll Hall of Fame dhe shitje të mbi 400 milionë disqe.
Analizat e ADN-së konfirmuan identitetin e tre personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë, mbetjet mortore të të cilëve u…
Një ngjarje tragjike është regjistruar mesditën e sotme në Bulqizë, ku një 53-vjeçar dyshohet se ka humbur jetën pas sulmit…
Ministri i Transportit i Spanjës, Óscar Puente, ka dhënë dorëheqjen nga detyra, gjashtë ditë pas aksidentit tragjik hekurudhor në të…
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se janë identifikuar mbetjet mortore të tre qytetarëve shqiptarë,…
Emërimi i Lumturie Lipovecit në pozitën e këshilltares në Ambasadën e Kosovës në Hagë të Holandës është bërë me vendim…
Paris Saint-Germaini po zhvillon një ndeshje të jashtëzakonshme në Spanjë, duke dëshmuar fuqinë e kampionit të Evropës. Skuadra franceze ka…