showbiz

Divorci pasi bëhen prindër nuk është problem! VIP-at shqiptarë që rigjetën dashurinë (FOTO LAJM)

Kur je personazh i njohur publik, sidomos kur vepron në një vend të vogël si Shqipëria është shumë e vështirë që gjërat të kalojnë pa u vënë re. Gjithçka ka të bëje me jetën profesionale, por sidomos me atë private përbën gjithnjë kuriozitet për fansat dhe admiruesit e shumtë, e veçanërisht për shtypin rozë që i ka ato protagoniste absolute.

Ndikimi i personazheve publik në jetën e ndjekësve të tyre është një fenomen që po diskutohet gjithmonë e më shumë.

Të lidhura

None found

Shumë prej tyre kanë treguar se pas divorceve të tyre të bujshme, kanë rigjetur dashuritë e mëdha të zemrës tek partnerët që u kanë risjellë emocionet dhe buzëqeshjet, shkruan AlbEu.com.

Çiljeta Xhilaga është prej dekadash një nga emrat më të komentuar të medias rozë. Edhe pse nënë e një djali, ajo ka gjetur dashurinë te Alban Hoxha i cili gjithashtu është baba i një djali.

Eneda Tarifa konfirmoi vetëm pak ditë më parë lidhjen me basketbollistin Gent Lasku. Në vitin 2018, historisë së dashurisë 18-vjeçare të Enedës dhe Erjon Zaloshnjës, i erdhi fundi kur çifti i martuar vendosën të divorcoheshin. Periudha e pas-ndarjes, ka lënë të kuptohet se dyshja ende kanë raporte të mira, dhënë faktin që janë edhe prindër të një vajzë me emrin Aria.

Historia e Borës dhe Donaldit është një ndër më transparentet. Bora Zemani ka një djalë 8 vjeçar, me Dj e njohur Vin Veli. Por pas divorcit, kjo nuk e ka penguar aspak moderatoren të rigjej dashurinë.

Rudina Dembacaj, nëna e Viktorias pas divorcit të bujshëm konfirmoi dashurinë më Mark Frrokun, që gjithashtu është baba i 3 fëmijëve.

Arbana Osmani është nënë e 3 fëmijëve, nga të cilët djalin e madh e ka nga martesa e parë që përfundoi në divorc. Moderatorja rigjeti dashurinë në krahët e regjisoit të saj, Eduart Grishaj.

Alban Dudushi u dashurua me gazetaren e tij Bieta Sulon, pas divorcit pas 8 vitesh martesë nga e cila ka edhe një vajzë.

Adrola Dushi ka së fundmi qendrën e vëmendjes në media rozë për marrëdhënien e saj me reperin Capital T. Modelja 30-vjeçare është nënë e një djali, nga marrëdhënia e saj me Adis Patushin, sot partneri i këngëtares Fifi.

Këngëtari Sabiani është baba i dy fëmijëve, Keisit dhe Enesit. Djali ka ardhur pas divorcit të këngëtarit me nënën e Keisit.

 

 

të fundit

Superjahti 89-metërsh në Los Anxhelos, i lidhur me J.K. Rowling dhe pasurinë e tij prej 112 milionë paundësh

Një superjaht luksoz 89 metra i gjatë, i cili prej disa ditësh ka tërhequr vëmendjen në një marinë në Los…

2 minutes ago

The constitutive session of the Assembly will continue on September 9

Kryesuesi i Seancës Konstitutive të Kuvendit, Avni Dehari, ka njoftuar se vazhdimi i Seancës Konstitutive do të mbahet më 9…

10 minutes ago

Dirk Schuebel meets Albulena Haxhiu, they discuss Kosovo’s multiethnic path to the EU

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Dirk Schuebel, pas marrjes së detyrës ka zhvilluar takimin e parë me u.d…

10 minutes ago

UCCK and KSF plan to strengthen cooperation in healthcare services

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) dhe Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë njoftuar për një takim për të…

11 minutes ago

Milorad Ulemek “Legija”, the main suspect in the attack on the Jashari family

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë për krime lufte kundër popullsisë civile, të kryera gjatë sulmit në lagjen Jashari…

11 minutes ago

Workers face high travel costs on the Tetovo-Skopje route as monthly pass rises to 6,500 denars

Rritja e çmimit të transportit ndërurban ngre përsëri pyetjen se sa kushton një udhëtim ditor për në punë, veçanërisht për…

13 minutes ago