showbiz

“Diletta Leotta e Shqipërisë”, media greke mahnitet nga Eva Murati: Arsyeja pse shqiptarët shohin Champions League

Aktore, prezantuese, kërcimtare, shkrimtare por mbi të gjitha vajza e Champions League në Shqipëri. Kështu e nis media greke Protothema artikullin dedikuar Eva Muratit.

E cilësuar si “Diletta Leotta e Shqipërisë” dhe ndonëse nuk është bionde si italianja, shqiptarët e duan dhe i mbështesin me fanatizëm emisionet e saj, vijon më tej artikulli.

Nga viti 2017 deri në këtë vit, Eva Murati prezanton emisionin për Champions League në Tring TV.
Përveç magjisë së Messit, Mbappe, Haaland dhe Benzema, shqiptarët kanë një arsye më serioze për të parë ligën e “yjeve”.

Megjithatë, siç ka treguar, ajo mbështet Juventusin, i cili nuk vazhdon më 2023 në Champions League.

Ajo ka lindur në vitin 1995 në Elbasan dhe në moshën 6-vjeçare u transferua në Tiranë. Ajo është marrë me modeling dhe televizion që në moshën 15-vjeçare. Ka marrë pjesë në filma dhe shumë seriale televizive ndërsa ka lënë gjurmë me pjesëmarrjen e saj në “Dance with me Albania”.

“Babai i saj është mjek dhe nëna e saj inxhiniere dhe ajo nuk ka pasur asnjë problem financiar në jetën e saj. Ajo u diplomua në Fakultetin Juridik të Tiranës dhe si studente kishte dalë e 8-ta në vend në një konkurs matematike”, shkruan media greke.

“Flet rrjedhshëm italisht, anglisht, spanjisht dhe pak frëngjisht. Ajo është një aktiviste dhe lufton për të drejtat e jetës në çdo mënyrë”, mbyllet artikulli për moderatoren shqiptare.

të fundit

Haxhiu i dërgon Presidentes ligjin për Dhomat e Specializuara pas nënshkrimit

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka nënshkruar Ligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën…

35 seconds ago

Ambasada britanike shpreh gatishmërinë për të mbështetur Mekanizmin Mbikëqyrës të Prokurorit të Shtetit

Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka pritur në takim mentorin e Ambasadës së Britanisë së Madhe në Kosovë për Ekipet…

10 minutes ago

Kurti: Financimi për ish-drejtuesit e UÇK-së parashikohet në Buxhetin e vitit 2027

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se mbështetja financiare për katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të…

11 minutes ago

Gasperini i përgjigjet Mourinhos pas përmbysjes së Real Madridit: “Nëse dikush dukej i mbaruar, ishte ata

Gian Piero Gasperini ka kritikuar ashpër Jose Mourinhon pas humbjes dramatike të Romës ndaj Real Madridit, duke këmbëngulur se skuadra…

16 minutes ago

Arrest of OLVX administrator, FBI publicly praises Macedonian police

Byroja Federale e Hetimeve e SHBA-së ka lëshuar një falënderim zyrtar publik për partnerët e saj nga Divizioni i Krimit…

17 minutes ago

Criminal complaint against Interior Ministry employee: Produced two fake blood donation certificates to obtain paid leave days

Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Kriminalistike dhe Standarde Profesionale në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) ka…

17 minutes ago