Eni dhe Odeta në natën e ”Dancing With the Stars”, kushtuar festave të nëntorit u shfaqën më sensual se kurrë, me një rumba.
Performanca e tyre nën tingujt e këngës “Era” të Mira Konçit dhe Faton Maculës, u shoqërua me kritika të shumta nga anëtarët e jurisë, kryesisht Oltës dhe Ilirit.
None found
Mirëpo komentet e Oltës shoqëruar nga shikimet dhe mimikat e Enit nuk u dukën aspak të paqta, duke theksuar këtu edhe faktin që kanë qenë miq të ngushtë. Tensioni sonte mes tyre ndihej në ajër.
Olta Gixhari debatoi me Odetën, të cilës i kërkoi që t’i japë më shumë hapa dhe koreografi Enit, që sipas saj “e ka lënë në hije”.
Olta: Avantazhi juaj është që ti Odeta bën koreografinë dhe nuk jam fare e lumtur që Eni të paraqitet me këtë koreografi, që 90% të kërcimit është në hije.
Odeta: Është një kërcim sensual që partnerët nuk mund të rrijnë larg njëri tjetrit. Eni ka pasur hapat e rumbës.
Olta: Do doja ta nxirrje në dritë.
Odeta: Analiza që i bëhet Enit më shumë është që s’ka bërë hapa.
Olta: Sonte s’kishte fare, sot vetëm të kam mbajtur vetëm ty.
Olta: E njoh rumbën.
Odeta: Nga fillimi deri në fund ka pasur hapa të rumbës.
Olta: Nëse do i thoja Enit që dil e kërco vetëm, ai nuk do dinte çfarë do bënte sepse vetëm ty të ka mbajtur.
Olta: Interpretimin e kishe shumë të mirë.
Dy anëtaret e tjera ishin më të buta në gjykim. Valbona tha se performanca ishte e bukur.
“Ishte vërtet shumë e bukur. Eni ka goxha kapacitet për të kërcyer. Një partner që i krijon siguri partneres dhe i fortë”, tha Valbona.
Lori: Mua më erdhi ndjesia e rumbës, stili i hapave për aq hapa sa kishte mua më pëlqyen shumë. Do doja të kishe më shumë performancë ti se Odeta.
Deputeti i zgjedhur nga Lëvizja Vetëvendosje, Nezir Kraki, ka folur rreth zhvillimeve të fundit rreth konsitituimit të Kuvendit të Republikës…
Këshilltari për Sigurinë në Partinë Demokratike, Xhemal Gjunkshi, ka bërë thirrje për ndërhyrje urgjente në Lurë, duke deklaruar se situata…
Europa League - EgnatiaKlubi i Egnatias ka ndezur entuziasmin në prag të sfidës së radhës në kompeticionet europiane, duke lëshuar…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, akuzoi negociatorët iranianë si dinakë dhe të pandershëm. [...] Read More...…
Aksioni protestues kundër kryeministrit Edi Rama dhe kabinetit të tij qeveritar ka vijuar me marshim në rrugët e kryeqytetit, në ditën…
Ky fillim shtatori pritet të regjistrojë një përpjekje të re për t’u dhënë fund luftimeve dhe tensioneve të cilat vijojnë…