showbiz

Dhurata luksoze dhe gjeste romantike, Oriola Marashi pranë fejesës me të dashurin misterioz (FOTOT)

Prej disa kohësh, modelja  e njohur Oriola Marashi, është në një lidhje dashurie, që pritet të zyrtarizohet së shpejti. Partneri i saj, në dukje nuk kursehet aspak për të dashurën e tij.

Modelja është surprizuar pak ditë më parë në orët e vona me disa dhurata luksoze. Në “Instastory”, ka publikuar pamje ku shihet një tufë më trëndafila, si edhe një dhuratë e mbështjellë, në dukje një bizhuteri e shtrenjtë.

Të lidhura

None found

Duket se pas ripajtimit, dyshja po e shijon këtë histori dashurie, duke zbuluar pak nga pak copëza nga e përditshmja e tyre, që ashtu edhe si duket, është e rrethuar nga luksi.

Vetë supermodelja ka zbuluar me anë të një unaze që kjo histori dashurie po shkon drejt zyrtarizimit.

 

 

Pak muaj më parë, një foto e Oriola Marashit në “InstaStory” trazoi rrjetin, pasi modelja tregonte një unazë me diamant në gisht, duke ngjallur dyshimet se mund të jetë fejuar.

Këto aludime zeshkania seksi, duket se i ka konfirmuar me disa foto të fundit teksa pozon në bregdet dhe në dorën e saj të majtë shihet unaza e fejesës.

 

Teksa nuk i ka lënë vend imagjinatës me shfaqjen hot, modelja tashmë mendohet se i ka dhënë fund beqarisë, duke pranuar propozimin e të dashurit misterioz.

Ndonëse ajo vetë nuk ka konfirmuar se është në lidhje, plot “story” të saj e kanë konfirmuar këtë fakt, pasi shpesh modelja poston trëndafila dhe dhurata romantike.

Vetëm 2 muaj më parë, në media u raportua se lidhja e modeles me djaloshin misterioz kishte përfunduar.

Ajo asnjëherë nuk e prezantoi publikisht partnerin, për muaj me radhë ajo zbulonte pak nga raporti që sapo kishte nisur.

 

 

Në atë kohë në media nuk u zbuluan arsyet e kësaj ndarjeje, por ajo që u bë e ditur është fakti se vetë Ori ka preferuar që të mos flasë shumë për këtë raport, duke preferuar që të rikthehet menjëherë në punë, duke lënë pas këtë histori të shkuar keq.

Por duket se tashmë lidhja mes dy të rinjve është rimëkëmbur aq sa për të shkuar drejt një zyrtarizimi.

 

 

Oriola, e cila ka qenë pjesë e markave të njohura si “Guess” dhe “Dolce & Gabbana”, është një ndër modelet më të suksesshme shqiptare në arenën ndërkombëtare. Në ditët e pushimeve, Oriola ka shpërndarë imazhe mahnitëse nga një resort luksoz në Maldive ku ishte në shoqërinë e të dashurit.

Ajo shfaqet duke pozuar me bikini të guximshme, duke theksuar format e saj perfekte, por gjithnjë e vetme.

 

 

 

 

të fundit

LAMM: Qarkullimi në Maqedoni pa vështirësi, pa pritje të gjata në kufi

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se trafiku në vend po zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë me lagështi.Trafiku në rrugët…

1 minute ago

Gazetari spanjoll zbulon incidentin: Vinicius shtyu zyrtarin e La Liga-s dhe kërkoi falje

Sulmuesi brazilian i Real Madridit, Vinicius Junior, është përfshirë në një incident të tensionuar pas përfundimit të ndeshjes së fundit,…

2 minutes ago

Plagosi bashkëkombësin e tij në Tiranë, arrestohet në Greqi 19-vjeçari turk

Një 19-vjeçar turk, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana për tentativë vrasje dhe armëmbajtje pa leje është arrestuar…

3 minutes ago

Tension i fortë në fund të sfidës: Spalletti dhe Pisacane përjashtohen me të kuq

Juventusi nuk arriti të merrte mbi një pikë në përbaljen ndaj Cagliarit, ndërsa në përfundimin e ndeshjes trajnerët Luciano Spalletti,…

9 minutes ago

Partizani vendos sot fatin e trajnerit Florin Bratu pas humbjes në derbin me Tiranën

Florin BratuHumbja në derbi 1-3 përballë Tiranës mund t'i kushtojë vendin e punës trajnerit të Partizanit, Florin Bratu [...]Read More...

14 minutes ago

Ndalimi i delegacionit kosovar në kufi, analistët kërkojnë reciprocitet dhe reagim të BE-së

Autoritetet serbe ua kanë ndaluar hyrjen në Preshevë, të premten shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavcit, deputeteve…

16 minutes ago